Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Kastrioti-Tirana. Rezultati 1-1

Do të startojë në orën 13:45, sfida mes Kastriotit dhe Tiranës, e cila do të luhen në stadiumin e qytetit të Kamzës. Një përballje tepër interesante, teksa të dyja skuadrat janë të etura për pikë.

Bardheblutë e Orges Shehit, vijnë si favoritë në letër, ndërkohë që krutanët e Ndreut, do të kërkojnë pikët e para në kampionat, pas 2 humbjeve radhazi. Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat, kryesisht në radhët e Kastriotit.

 

LIVE | KASTRIOTI – TIRANA  1-0

Karakaçi 41′ / Seferi 49′

89′ E pabesueshme ajo që humbet Ëngjëll Hoti, Tirana në prag golit të avantazhit teksa pas një goditje dënimi vjen krosimi në zonë Hoti e devijon, por pa e dërguar në rrjetë duke e çuar lart traversës.

88′ Armando Rami ndëshkohet me karton të verdhë teksa bën një faull taktik dhe ndal një aksion premtues të Redon Xhixhës.

79′ Zëvendësimi i radhës tek Tirana, Ardit Toli largohet për t’i bërë vend Enes Kukës.

75′ Pak minuta në fushë, Ëngjëll Hoti ndëshkohet me karton të verdhë duke ndalur me një faull taktik autorin e golit Karakaçi në një aksion të shpejtë.

65′ Tirana kryen zëvendësim teksa largohet Totre në vendin e tij futet Hoti.

64′ Kastrioti kryen dy zëvendësimet e radhës, teksa largohen Husein dhe Mudrazija për t’i bërë vend Ajazit dhe Kodës.

59′ Arbër Basha ndërshkohet me karton të verdhë pasi ndërhyu rrezikshëm me takat lart ndaj Najdovski

49′ GOOOOOOOOOL TIRANA 1-1! Taulant Seferi barazon shifrat, teksa tregohet i saktë me kokë nga një goditja e këndit.

46′ Nis pjesa e dytë!

PËRFUNDON PJESA E PARË!

49′ GOOOOOOOOOL TIRANA 1-1! Taulant Seferi barazon shifrat me kokë teksa tregohet i saktë pas një goditje këndi.

45′ Arbitri i katërt akordon 3 minuta shtesë!

41′ GOOOOOOOL KASTRIOTI 1-0! Skuadra krutane kalon përpara me Karakaçin i cili fillimisht e humbi penalltinë, por me kokë realizon golin e parë të takimit.

40′ Penallti për skuadrën e Kastriotit, Hoxhallari prek topin me dorë dhe arbitri kryesor Bastari akordon m,enjëherë 11-metërsh.

26′ Majkëll Ngo ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndërhyn me dorë në fytyrën e kundështarit gjatë dyluftimi.

24′ E pabesueshme çfarë ka humbur Redon Xhixha i vetëm para portierit, pas një pasi perfekt të Majkëll Ngosë, topi përfundon jashtë.

21′ Kastrioti bën një zëvendësim të detyruar, largohet i dëmtuar Sokol Neziri dhe në vendin e tij futet Damir Grgiç.

16′ Majkëll Ngo pretendon për penallti teksa proteston tek arbitri pasi mbrojtësi i Kastriotit, Dida e tërheq nga fanella.

14′ Shumë ndalesa të lojës, mjekët e Kastriotit futen disa herë në fushë për shkak lojtarëve krutanë.

5′ Loja është e përqëndruar në mesfushë ku të dyja skuadrat po kërkojnë hapësirat që në fillim.

1′ Starton sfida!

Related posts

NDODH EDHE KËSHTU/ Nga shitja e Ronaldos përfiton edhe Barcelona…

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Juventus synon goditjen e madhe, “bomberin” e njohur anglez…

Delo.autor

E PAZAKONTË/ BONUCCI tradhton sërish JUVEN, DJALI firmos tek TORINO

Isa.Autor

Leave a Comment