Futboll Premier League Sport

4 GOLA NË 3 NDESHJE/ Ronaldo tenton rekordin e Solskjaer, trajneri i Manchester United sulmon Klopp

Pushimi përfundoi për Kristiano Ronaldon, i cili u kursye për herë të parë nga Solskjaeri në ndeshjen e kupës kundër Uest Hemit në mesjavë.

Sot sulmuesi portugez, i cili ka shënuar 4 gola në tri ndeshjet e para me “Djajtë” që prej rikthimit pas 12 vitesh do të jetë titullar kundër Aston Vilës dhe do të kërkojë t’i shtojë të tjerë gola nisjes fantastike të sezonit. I 17-ti në listën e golashënuesve më të mirë të Mançester Junajtidit, me 122 gola në total, objektivi i radhës së 36-vjeçarit është të arrijë rekordin e trajnerit Ole Gunar Solskjaer, i cili ka shënuar 4 gola më tepër.

SOLSJKAER – Përpara duelit të sotëm, tekniku norvegjez ka sulmuar kolegun e tij Jyrgen Klop se presionet e tij ndaj arbitrave po e pengojnë skuadrën e Junajtidit që të fitojë penallti këtë sezon. Kristiano pretendoi për tri penallti (dy ndaj Uest Hemit) dhe 1 ndaj Jang Bojsave, ndërsa Lingardi gjithashtu kërkoi një 11 metërsh pas kontaktit me Nobel në kupë. “Ne thjesht duhet të marrim atë që meritojmë.

Duhet të kishim tri penallti në dy ndeshjet e fundit. Por ishte një trajner i caktuar, i cili ishte i shqetësuar për penalltitë që ne fitonim vitin e shkuar dhe pas kësaj unë kam parë një ndryshim shumë të madh te vendimet e arbitrave. Shpresoj që ata t’i marrin shumë shpejt vendimet e duhura”, tha Solskjaeri në konferencë.

Në janar, pas humbjes 1-0 në Sauthempton, trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, pretendoi dy penallti dhe lëshoi një shigjetë në drejtim të Junajtidit duke thënë: “Junajti di ka fituar më shumë penallti në dy vite sesa unë në 5.5 vite”.

DE GEA NUMRI 1 – Në fund të sezonit të shkuar, Din Henderson uli në stol David de Gean, por spanjolli është rikthyer titullar mes shtyllave të Junajtidit këtë sezon. Trajneri e konfirmoi: “Ai i ndërpreu më herët pushimet e verës për të nisur fazën përgatitore. Donte të ishte gati në versionin e tij më të mirë. Sezoni i shkuar ishte sfidues, ai nuk luajti shumë ndeshje sepse Din luajti shumë mirë. Por Davidi ka punuar shumë dhe është i përqendruar. Fizikisht dhe psikologjikisht është më mirë”

Related posts

ANGLI-GJERMANI/ “Finale e parakohshme”, magjia e futbollit pritet të zbresë në fushë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

GAZETA E FAMSHME ANGLEZE/ Telegraph: Si arriti Kosova ‘”Brazili i Ballkanit’”, ta ngushëllojë një vend të zhgënjyer

Isa.Autor

MBYLL SEZONIN PAS DËMTIMIT NË GJU/ Mungon në finalen e Kupës së Spanjës ylli i Barcelonës…

Delo.autor

Leave a Comment