Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Vllaznia-Teuta në “Loro Boriçi”. Rezultati 1-1

Duke filluar nga ora 19:45, Vllaznia dhe Teuta do të zbresin në fushë për supersfidën e javës së 2-të të Kategorisë Superiore.

Pritet një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat që do të luftojnë deri në fund për titullin kampion.

Vllaznia tregoi dhëmbët që në javën e parë duke i shënuar 5 gola Laçit, ndërsa Teuta mundi Partizanin duke e nisur vrullshëm kampionatin.

Sa i përket titullarëve, Edi Martini dhe Tomas Brdariç do të vijnë pas shumë ndryshime duke iu përmbajtur titullarëve të javës së parë.

 

LIVE| VLLAZNIA-TEUTA 1-1

Da Silva 58′  / Kuembemba 73′

KOMENTI LIVE

95′ Minuta tensionuese, Vllaznia tenton gjithçka për golin e epërsisë duke u munduar të shfrytëzojë dhe epërsinë numerike.

91′ Akordohen 8 minuta shtesë!

87′ Zëvendësim në radhët e Vllaznisë, largohet Jonuzi në vend të tij Muistedanagiç, dhe largohet Kruja për ti lënë vendin Medi Çobës.

84′ Vllaznia pranë golit, Aralica nuk e shfrytëzon saktësisht një pasim të Esin Hakajt nga krahu i majtë i fushës. Mbeten dhe 6 minuta lojë.

78′ Stafi mjekësor sërish në fushë. Akuah i shtrirë përtokë pas një dueli të ashpër në mesfushë.

73′ GOOOOOOL Teuta 1-1/ Durrsakët i përgjigjen Vllaznisë. Kuembemba realizon një supergol me kokë, duke goditur në një pozicion të vështirë. Pllakos heshtja në Loro Boriçi. 

65′ Zëvendësim në radhët e Teutës, del nga fusha e lojës Sebino Plaku, në vend të tij Ildi Gruda, jashtë Xhekson, hyn Kotobelli dhe jashtë Kallaku në lojë Beqja.

62′ Vllaznia tenton të dalë sërish para me Liridon Latifin, por Adolf Selmani bën gjithçka mirë duke ndalur pa faull sulmuesin e shkodranëve.

58′ GOOOOOOOL Vllaznia 1-0/ Viktor Da Silva fluturon bukur në zonë duke shënuar me kokë pas një krosimi nga e majta e Liridon Latifit. Shpërthen festa në Loro Boriçi. 

52′ Pas 3 minutash rishikimi në VAR, gjyqtari Bajramaj ndryshon vendimin e tij duke akorduar pozicion jashtë lojë në dëm të Liridon Latifit. Nuk vlen vendimi i parë i gjyqtarit, rinis loja.

49′ Penallti për Vllazninë.  Gjyqtari akordon një 11-metërsh pas një ndërhyrje të ashpër në zonë të Albano Aleksit në dëm të sulmuesit kroat Aralica.

47′ Probleme për portierin e Teutës, Pano Qirko. Gardiani dëmtohet pas një neutralizimi të sferës në zonën e tij, stafi mjekësore në fushën e lojës.

46′ Starton pjesa e dytë. Vllaznia në kërkim të golit të avantazhit, duke shfrytëzuar dhe epërsinë numerike në fushën e lojës.

Mbyllet pjesa e parë! 45 minutat e para mbyllen në barazim pa gola. Nga një shans i artë për të dyja skuadrat, por që nuk arritën të shënonin. Gjithashtu durrsakët kanë mbetur me 10 lojtarë pas dalje me karton të kuq të Todorovskit. Gjyqtari Bajramaj akordoi karton të verdhë, por pasi u konsultua me VAR-in, ngjyra e kartonit u bë e kuqe. 

45′ Pas një faulli të ashpër, Todorovski del me karton të kuq nga loja. Gjyqtari Bajramaj konsultohet dhe me VAR-in për këtë vendim, ka tension në fushë.

44′ E pabesueshme çfarë humbet Aralica. Sulmuesi kroat bën gjithpka mirë duke u shkëputur 3 mbrojtësve të Teutës, por gjuajtja e kroatit përfundon shumë pranë kuadratit të portës. Shkodranët s’u besojnë syve.

39′ Pepi Gjorgiev ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë.

35′ Një top i mbajtur gabim nga Mevlan Adili përfundon në këmbët e Sherif Kallakut që asiston bukur për Sebino Plakut, por ky i fundit humbet një rast të artë duke goditur shtyllën.

32′ Provojnë rrezikshëm shkodranët, Latifi dërgon një top të bukur në zonë, por Elvedin Heriç godet keq me kokë, me sferën që përfundon sipër portës të mbrojtur nga Pano Qirko.

31′ Protestojnë futbollistët e Teutës, pasi gjyqtari akordon një faull afër zonës pas një ndërhyje të ashpër të Todorovskit në dëm të Esin Hakajt.

28′ Dalje e mirë e shkodranëve në krahun e djathtë, por  Da Silva nuk kuptohet me Fjoart Jonuzin, me topin që përfundon në rivënie anësore.

26′ Irritohen tifozët e Vllaznisë pas një ndërhyrje të ashpër të Selmanit në dëm të Aralicës.

22′ Karton i verdhë ndaj Erdenis Gurishtës pas një faulli në mesfushë.

16′ Aralica shtrihet në fushë pas një dëmtimi gjatë një dueli në portën e Teutës. Asgjë serioze për kroatin që ngrihet në këmbë dhe hyn sërish në lojë.

13′ Sebino Plaku provon të marrë krahun, por e mbyll mirë kapiteni i shkodranëve, Erdenis Gurishta.

9′ Pas disa minutave intensive, loja qetësohet dhe skuadra fokusohen tek pasimet në mesfushë.

6′ Asion Daja bën heroin, bllokon një goditje të rrezikshme në zonë, pas një aksioni të rrezikshëm të Da Silvës në krah.

5′ Këmbëngulëse Vllaznia në minutat e para, Aleksi mbulon mjaft mirë mesfushën e durrsakëve duke mbyllur disa aksione të rrezikshme.

3′ Provon Vllaznia të dalë shpejt në kundërsulm me Latifin, por ndërhyrja e Qirkos shpëton durrsakët nga rreziku.

1′ Starton sfida, skuadrat në fushë për fitore.

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Dështaku i Liverpool i mohon golin Realit me një super pritje (VIDEO)

Delo.autor

“NDESHJE E TMERRSHME”/ “Shpërthen” Pique: Kemi prekur fundin, jam i pari që pranoj të largohem

Delo.autor

KONSIDEROHET TEPRICË TEK REALI/ Zidane nuk flet për të ardhmen e Bale, ja shkaku

Delo.autor

Leave a Comment