Futboll Premier League Sport

LUAJTËN BASHKË TEK REAL MADRID/ Drenthe rrëfen: Kurrë nuk e pashë CR7 të pinte, të abuzonte…

Nuk ka asnjë intervistë të Royston Drenthe, që nuk lë një titull vështirë për t’u harruar. Ne kemi dëgjuar prej tij se “në Rusi kishte vodka në autobusin e ekipit” deri te “Robinho e ktheu bodrumin e tij në Madrid në një klub nate”. Shumë nga këto dëshmi i referohen asaj pjese jashtë futbollit të holandezit dhe asaj kohe që kaloi në Madrid. Tani, holandezi ka folur për revistën “Voetbal International”, ku e bëri të qartë admirimin e tij për Cristianon dhe etikën e tij të punës:

“Në kulmin e moshës time, nuk bëja shumë stërvitje. 75 për qind e grupit ishte pastruar pas stërvitjes, kishte bërë dush dhe më pas shkuar direkt në shtëpi. Ronaldo ishte duke bërë një stërvitje shtesë, ndërkohë, në palestër ose me goditje dënimi. E kam parë me sytë e mi sa investonte ai për veten si futbollist, shumë më tepër sesa lojtari mesatar”.

Ajo disiplinë stërvitore zbatohej gjithashtu në jetën e tij private nga Cristiano. Gjatë sezonit, ai ishte i rreptë në dietën ushqimore. I pyetur nga Drenthe për darkat që mbanin te Real Madridi (2009), holandezi deklaroi: “Ronaldo pëlqente proshutën, por një fetë dhe kaq mjaftonte. Ndërkohë, ne të tjerët hanim si të çmendur. Pak verë të kuqe? Jo, kurrë nuk e pashë Cristianon të pinte gjë tjetër përveç ujit”.

Prillin e kaluar, në të njëjtin medium holandez, Drenthe ishte i sinqertë kur u pyet për jetën e tij jashtë futbollit, në Madrid: “Kam pasur kaq shumë netë të bukura me Guti… Shpesh shoqërohesha me Wesley Sneijder, Robinho dhe Gonzalo Higuaín. Uesli dhe unë mund ta kalonim vijën e kuqe herë pas here. Kishte raste kur edhe Higuaín e tepronte”.

Related posts

JUVENTUS-FERENCVAROS/ Pirlo me ndryshime të mëdha, Uzuni starton titullar (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PLAS NË ITALI/ Ançeloti drejton Napolin, por kërkon që të RINGRIHET MILANI

Isa.Autor

PËRGATITJET PËR EUROPIAN/ Stadiumi ku Shqipëria do luajë miqësoret e qershorit

F.autor

Leave a Comment