Futboll Sport

Habit Asensio: Ja kujt duhet t’i druhemi në Botëror

Pas një sezoni fantastik me Real Madridin në Ligën e Kampionëve, ku fituan trofeun e tretë radhazi, Marco Asensio do të prekë një tjetër ëndërr. Mesfushori 22-vjeçar ka folur gjatë në një intervistë për të përditshmën spanjolle “Marca”, për aventurën që do të ndërmarrë me kombëtaren e tij Spanjën, në Botërorin që nis më 14 qershor në Rusi. Ylli i “Los Blancos”, ka komentuar edhe marrëdhënien me Cristiano Ronaldon, i cili është kaq i rëndësishëm për skuadrën e tyre dhe vetë mesfushorin. Ndaj të cilit duhet të bëjnë kujdes në ndeshjen e parë në Rusi.

Asensio do të debutojë kundër Portugalisë në një Botëror me Spanjën, pikërisht kundër përfaqësueses së Cristiano Ronaldos. I pyetur se si e shikon këtë përballje, ai tha: “Duhet të mbrohemi mirë, pasi ne e dimë se sa i rëndësishëm është ai për ekipin e tij. E gjitha skuadra luan për të. Megjithatë, ne e dimë se ndeshja e parë është shumë e rëndësishme dhe duhet të përpiqemi t’a fitojmë. Kjo është hera e parë që do të përballem me Ronaldon dhe e di mirë që ai mund të shënojë në çdo kohë dhe duhet t’i ruhemi, sepse pothuajse i gjithë sulmi i Portugalisë varet tek ai”. Më tej 22-vjeçari është pyetur nëse do të mund të luajë pa CR7-ën te Reali dhe përgjigja e tij ishte tejet interesante.

“Nuk e imagjinoj dot vetën të luaj pa të. Cristiano ka qenë, është dhe do të jetë shumë i rëndësishëm për ne dhe Madridin”.

Shanset e Spanjës në Rusi

“Në një Kupë Bote, duhet të bëjmë kujdes me detajet. Ndeshjet vendosen nga momente të vogla dhe ne duhet t’a shohim me kujdes secilën prej tyre. Detajet bëjnë diferencën”.

Spanja është në grup me Portugalinë, Spanjën dhe Marokun në Botëror. Ndeshjen e parë do ta luajnë ndaj luzitanëve më 15 qershor të dytën ndaj Iranit më 20 dhe pesë ditë më pas me Marokun.

Asensio ka zhvilluar dy sezone me Realin, gjatë të cilëve ka fituar dy herë Champions League dhe ka luajtur në të dyja finalet. Këtë edicion ai ka luajtur 32 ndeshje me fanellën e “Los Blancos” dhe ka shënuar 6 gola.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Përcaktohet arbitri i finales së Championsit, ja emri i besuar

Delo.autor

FITOI MEDALJE ARI/ Atletja ukrainase valëvit flamurin dhe shpërthen në lot (FOTO)

F.autor

SFIDA NDAJ ARSENAL/ Dy titullarët e rëndësishëm të Klopp në dyshim për ndeshjen

Delo.autor

Leave a Comment