Futboll Sport

PREZANTOHET TEK LEVANTE/ Shkodran Mustafi: Nuk kam talent, por jam punëtor i madh

Shkodran Mustafi ka nënshkruar me Levanten, duke u kthyer në La Liga pas një kohë të kaluar te Arsenali dhe Schalke.

Mbrojtësi shqiptar ishte lojtar i lirë, pasi që i kishte skaduar kontrata Arsenalin, duke zgjedhur në fund Levanten, ku sipas tij ishte zgjidhja e parë.

“Me Levanten kemi pasur bisedime për një kohë të gjatë dhe prej momentit të parë më ka pëlqyer ideja që t’i bashkohem këtij ekipi. Pra, Levante ishte zgjedhja ime e parë”.

“Unë jam punëtor i madh. Nuk kam shumë talent, por punoj shumë. Për këtë arsye menjëherë kam nisur stërvitjet që të jem gati”, ka thënë Mustafi për faqen zyrtare të klubit.

Mustafi ka shtuar se mezi pret që të bashkohet me lojtarët e skuadrës së tij.

“Me padurim pres të stërvitem me ekipin dhe të luaj. Po ashtu, dua t’i takoj edhe tifozët dhe do të mundohem ta ndihmoj ekipin që të ngjitet sa më lart”, ka deklaruar ai.

Mustafi ka bërë karrierë me klube si Sampdoria, Everton, Valencia, Arsenal dhe Schalke. /Telegrafi

Related posts

VOLEJBOLL/ Europiani 2021: Shqipëria humbet sfidën e parë eliminatore ndaj Rumanisë

Delo.autor

“KEMI NJË SKUADËR TË RE”/ Presidenti i Empolit për Bajramin: Të flasësh tani për të rinjtë tanë u bën dëm

Delo.autor

“TELENOVELA” LAUTARO-BARCELONA/ “Katalanasit” i ofrojnë Interit 70 milionë euro + dy lojtarë

Delo.autor

Leave a Comment