Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT NDAJ TIRANËS/ Trajneri Ndreu: Duke qenë të bashkuar mund të jemi afër portës, po të kishim…

Trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu, u shpreh i kënaqur për pikën e parë të marrë në kampionat. Skuadra e tij arriti të barazonte në Kamzë ndaj Tiranës. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas gol”, tekniku krutan u shpreh:

“Morëm një goditje që në start me 2 humbje. Skuadra me kalimin e kohës, arriti të përmirësohej. Kërkoja që mos ta humbnim ndeshjen. E arritëm qëllimin. Po të kishim qenë më të kujdesshëm, edhe mund të kishim shënuar. Iu thashë skuadrës që të bënte kujdes me goditje standarte, sepse kemi lojtarë shtatshkurtër në krahasim me Tiranën. Mendoj që është një pikë e vlefshme.

Kemi marrë një kroat, kemi Ajazin, por nuk e kanë nivelin e Dejvid. Duke qenë të bashkuar mund të jemi afër portës. Sulmuesi  që kishim na tërhiqte përpara. Sulmuesi që kemi, nuk na përshtate, ka 3 javë që kanë ardhur. Lojtarët e ardhur janë dobët fizikisht, mendova që t’i ndërroja.

Sot ajo që më kënaqi është se po kthehemi te grinta dhe lufta. Një skuadër që ka dëshirë. Tirana është skuadër me shumë nivel, lojtarët duan kohën e duhur, kemi 4-5 lojtarë në gjendje jo të mirë fizike. Kjo është shumë e rëndësishme, sidomos për ne që kemi lojtarë mesatarë. Gjendja fizike duhet bashkuar me luftën”, u shpreh Ndreu.

Related posts

E BUJSHME NË ITALI/ Pasi ka siguruar Piatek dhe Paqueta, Milani kërkon…

Delo.autor

ZYRTARE/ Trajneri Nagelsmann nis punën tek Bayern më 6 korrik, por me gjysmë skuadre

Delo.autor

“KTHIMI TEK LAZIO?” Peruci kritikon Loliton dhe Taren: Këto dy defekte i prishin të gjithë të mirat që ka

Delo.autor

Leave a Comment