Futboll La Liga Sport

“MBAJ MEND QË…”/ Camavinga dhe zjarri që ndryshoi gjithçka, historia e dhimbshme e yllit të Reali-t

Eduardo Camavinga ka lindur në Miconje, një komunitet i vogël në një kamp refugjatësh në Angola. Ai dhe familja e tij janë vendosur më pas, në 2003-shin, në Fougeres, rreth 50 kilometra në verilindje të Renes, Francë.

Fëmijëria e Camavinga-s nuk ka qenë e lehtë. Ai ishte i treti i gjashtë fëmijëve dhe mamaja e tij u përpoq ta bindte që të merrej me xhudo. Pasi kali shumë kojë në shtëpi duke shkatërruar gjithçka që shihte, babai i tij Celestino e dërgoi të luante futboll te Drapeau Fougeres, një klub modest që tani do të marrë një pjesë të parave që Real Madrid i pagoi Rennes.

“Mbaj mend që kam marrë topin dhe kam filluar të luaj”, ka thënë Camavinga.

Në moshën 7 vjeç, Camavinga filloi të gjuante një top futbolli për herë të parë. Nga ai moment, ai do të luante gjithmonë me lojtarë më të rritur. Rennes u magjeps nga cilësitë e të riut dhe e ftoi të merrte pjesë në një turne veror dhe aty tërhoqi vëmendjen e Julian Stephan, ish-trajneri i Rennes.

Zjarri që i ndryshoi jetën

Në 2013-ën, Camavinga ishte vetëm 11 vjeç, por situata do të përkeqësohej shumë shpejt. Nënshkrimi i tij me Rennes ishte shumë afër, por shtëpia e tij mori zjarr. Nëpërmjet një bamirësie, familja e tij arriti të siguronte gjërat e domosdoshme.

“Ata humbën gjithçka”, ka thënë Nicolas Martinais, njeriu që e stërviti në ditët e para. “Ajo shtëpi ishte një det lotësh”.

Camavinga ka kujtuar: “Një ditë më pas, unë kam shkuar në stërvitje dhe futbolli më ka ndihmuar të qetësohem. Ishte një mënyrë për t’u arratisur nga realiteti”.

Duke kujtuar fëmijërinë e tij në një intervistë të dhënë në 2020-n me Ouest France, Camavinga ka sjellë në mendje fjalët që i ka thënë babai në atë kohë.

“Mos u shqetëso, ti do të bëhesh një futbollist i madh dhe do ta rindërtosh këtë shtëpi”, ka thënë babai i lojtarit.

“Është e vërtetë që ma ka thënë. Unë isha shpresa e familjes. Papritur, isha i motivuar. Prindërit e mi ishin të lumtur, por unë e dija se mund t’i bëja akoma më të lumtur”.

Camavinga nuk e ka harruar atë mëngjes.

“Ne kemi qëndruar në atë shtëpi, që e kishin ndërtuar prindërit e mi, për më pak se një vit”, ka thënë 18-vjeçari.

“E mbaj mend si të ishte dje. Isha në shkollë dhe kam parë zjarrfikësit të kalonin jashtë dritares. Në fund të shkollës, mësuesit erdhën tek unë dhe motra ime e vogël dhe na shpjeguan se çfarë kishte ndodhur. Babai erdhi na mori dhe në çoi atje. Gjithçka ishte djegur, gjithçka ishte shkatërruar”.

Tani, në moshën 18 vjeç, Camavinga do të veshë fanellën e Real Madrid.

Related posts

Mirabelli: Milan do të nënshkruajë me Reinën

Sadik.Autor

Melisa, tifozja më provokuese e Argjentinës (FOTO)

Sadik.Autor

EFEKTI “ICARDI”? Ultrasit e Interit pa koreografi në derbin me Milanin

F.autor

Leave a Comment