Futboll Seria A Sport

MBI KAMPIONATIN ITALIAN/ Seedorf: Serie A do të jetë e ekuilibruar, por 2 klube kanë diçka më shumë

Gjatë një interviste të dhënë për Tuttosport, Clarence Seedorf ka folur edhe për kampionatin italian:

“Do të jetë akoma më i ekuilibruar se sezonin e kaluar. Skuadrat nga vendi i tretë e poshtë janë përforcuar të gjitha, por mendoj se Inter dhe Milan kanë diçka më shumë”, ka thënë holandezi.

“Duhet parë se si do t’i menaxhojë Milan dy kompeticionet. Është bukur që është kthyer në Champions dhe do të kërkojë të shkojë sa më larg, por edhe fitorja e një kampionati nuk do të ishte keq për një milanist”.

Për Inter-in:

“Ka humbur lojtar të rëndësishëm, që nuk mund të zëvendësohen lehtë, por mbetet një skuadër shumë e mirë”.

Related posts

Më i mirë se MESSI dhe RONALDO/ PJANIC i thur elozhe “armikut” të Serie A

Isa.Autor

Tifozët nderojnë Wenger, por gjërat marrin për keq (FOTO)

Sadik.Autor

DE BIASI KAFSHON GJUHËN/ Azerbajxhani nuk është më i fortë se Shqipëria, vetëm 1 pikë në 5 ndeshje

Delo.autor

Leave a Comment