Futboll Seria A Sport

MBRON STRAKOSHËN PËR GAFËN NDAJ GALATASARAY-T/ Sarri: Është një gabim, por në fund të ndeshjes…

Ndërsa trajneri Mauricio Sarri kishte vendosur që të rikthente në skenë portierin shqiptar pas një mungese mjaft të gjatë, ishte Strakosha që nuk e shfrytëzoi rastin e duhur për të fituar besimin e “bosit” të tij, por në të njëjtën kohë duke i rritur direkt edhe më shumë vlerat Reinës. Gjithsesi, nëse në fund media italiane e masakroi 26-vjeçarin, duke i dhënë në kor notën 4, ishte trajneri Sarri ai që i jep kurajë.

“Ka pak për të thënë për atë episod. Është një gabim, por në fund të ndeshjes, Tomasit i dhashë thjesht një dorë mbi shpatulla, pasi mund ta kuptoj se sa i mërzitur dhe i zhgënjyer mund të jetë një portier, kur gafën që vendos ndeshjen, e bën ai. Një gabim nga Strakosha nuk më njollos mua idenë për ndeshjen që ai dhe e gjithë skuadra bëri. Fatkeqësisht e falëm vetë fitoren, por ka ende kohë për të rikuperuar”, përfundoi trajneri i Lacios.

HYSAJ SUPER – Përveç Strakoshës, dje për italianët luajti titullar për 90 minuta edhe Elseid Hysaj. Mbrojtësi, edhe pse mendohej se mund të pushonte në pritje të ndeshjes së radhës në kampionat, nuk u kursye nga Sarri, i cili e konfirmoi në korsinë e majtë lojtarin e përfaqësueses sonë, që meritoi notën 6 në fund:

“Elseidi ishte më pozitivi i prapavijës së Lacios, ndonëse aksioni që çoi Gallatasarajin të godiste traversën nisi nga krahu i tij. Mund dhe duhet të japë më shumë, duke qenë se është ai që deri tani te Lacio njeh më shumë idetë e futbollit të Sarrit dhe se çfarë kërkon trajneri për të bërë në fushë”.

Related posts

NISIN LARGIMET TEK EGNATIA/ Artur Magani premton gola të tjerë: Duhet të vinin më herët

Delo.autor

Dy oferta për Andre Silvan, sulmuesi portugez do të largohet nga Milan?

Sadik.Autor

Vermaelen: Belgjika jo e kënaqur me gjysmëfinalen, ja kujt i trembem

Isa.Autor

Leave a Comment