Futboll Premier League Sport

“MENDOJ SE MUND TË…”/ Lukaku: Duhet një takim me “Instagram” dhe qeveritë për ta zgjidhur këtë problem

Romelu Lukaku ka folur përsëri kundër racizmit. Sulmuesi i Chelsea-t, në një intervistë për CNN, kërkon zgjidhje për të luftuar një fenomen që vazhdon të përsëritet në fushat e futbollit:

“Mendoj se mund të marrim qëndrime më të forta. Ulemi në gjunj, të gjithë duartrokasin, por disa herë pas ndeshjes marrim fyerje. Duhet të ulemi rreth një tavoline dhe të kemi një takim për të gjetur një mënyrë për të ndërhyrë”, ka thënë sulmuesi belg.

“Ne si lojtarë mund të themi: ‘Po, të bojkotojmë rrjetet sociale’, por mendoj se janë rrjetet sociale vetë që duhet të vijnë të flasin me skuadrat, me qeveritë ose me vetë lojtarët dhe të gjejnë një mënyrë për ta ndalur këtë fenomen sepse mendoj se mund ta bëjnë”, ka shtuar ish-sulmuesi i Inter-it.

“Kapitenët e katër ose pesë lojtarët më të rëndësishëm të çdo skuadre duhet të takohen me drejtuesit e Instagram dhe qeverive për t’i dhënë fund racizmit të tastierës”.

Related posts

Jose Mourinho: Më vjen keq, nuk mund të bëj asgjë për Martial dhe Rashford

Sadik.Autor

Maurizio Sarri dhe Gonzalo Higuain, ribashkohet te Chelsea?

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ Spanja dhe Polonia në fushën e blertë, ja tre sfidat interesante të ditës së sotme…

Delo.autor

Leave a Comment