Futboll Sport

MESSI SËRISH JASHTË/ Rrezikon edhe duelin me Mançester Sitin në Champions

Lionel Mesi do të vazhdojë që të mbetet jashtë të grumbulluarve për PSG-në për ndeshjen e sotme në kampionat kundër Montpeliesë.

Me sa duket, gjuri i “Pleshtit” vazhdon që të ketë probleme, duke konfirmuar se ulja në stol që trajneri Mauricio Poçhetino i bëri kundër Lionit ka qenë më se i drejtë.

Por çfarë është më e keqja, duket se me këtë problem që vazhdoi më gjatë sesa ishte menduar, në Paris ndoshta po fshehin një dëmtim që mund të jetë edhe më i rëndë sesa kaq, duke qenë se disa media aludojnë se Mesi mund të humbë edhe supersfidën e fazës së grupeve në Champions, atë kundër Mançester Sitit, në program të martën në Francë.

Duke parë sezonin e gjatë, vështirë se Poçetino do të rrezikojë argjentinasin, nëse nuk rikuperohet totalisht.

Related posts

FORMULA 1/ Ndryshohet pjesërisht pista e Abu Dhabi, gara më spektakolare dhe më shumë parakalime

Delo.autor

Dortmund u kujtua tepër vonë. Martinez ka nënshkruar me Inter

Sadik.Autor

RONALDO një kujtim i largët, IRINA shijon pushimet me Cooper (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment