Futboll Sport

MOMENTE TMERRI NË AJËR/ Avioni i kombëtares gjermane bën ulje të detyruar, ja shkaku… (FOTO)

Momente tmerri në ajër, për futbollistët e kombëtares gjermane, pas triumfit 0-4 ndaj Islandës, në transfertë mbrëmjen e djeshme. Avioni ku ndodheshin futbollistët e stafi i Gjermanisë, është përballur me vështirësi gjatë fluturimit kur ishte në afro 9 mijë metra lartësi dhe u detyrua të bënte një ulje emergjentë në Edinburg të Skocisë.

Për fat të mirë, gjithçka shkoi mirë dhe nuk pati të lënduar, ndërsa shkaqet që shkaktuan momentin kaotik, janë ende të paqarta. “Panzerat” qëndruan afro 6 orë në  Edinburg.

Stafi u përpoq të qetësonte familjarët dhe fansat, nëpërmjet postimeve të vazhdueshme në “Twitter”, duke raportuar se situata paraqitet e qetë dhe gjithçka është nën kontroll. Më pas u përdor një avion zëvendësues, për të fluturuar drejt Frankfurtit dhe Mynihut.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Pas 18 minutash lojë, mesfushori Lingard ndëshkon Andorrën (VIDEO)

Delo.autor

TË PA FAT/ Nga goditjet ne portë te pasimet e shumta, kur statistikat nuk përligjin rezultatin

Isa.Autor

Evra drejt rikthimit në Angli, gati nënshkrimi me ekipin e njohur

Q.Autor

Leave a Comment