Futboll Sport

MERKATOE E JANARIT/ Jo vetëm afrimet në “lupë”, tek Partizani priten largime senatorësh

Partizani është përqendruar në maksimum për të përforcuar organikën e ekipit në këtë merkato të janarit. Teksa janë konfirmuar afrimet e Kallakut dhe Skukës, në klubin e kuq priten edhe disa largime, mes tyre edhe lojtarë me mjaft peshë në ekip.

Kjo është thënë vazhdimisht në këto ditë brenda ambientit të kuq dhe në ditët në vijim pritet të mësohet se si drejtuesit do të procedojnë në organizimin e ekipit, që do të luftojë deri në fund të sezonit për t’u ngjitur sa më shumë në renditje dhe për të fituar Kupën e Shqipërisë, që natyrshëm do të ishte shpëtimi i sezonit për Partizanin sepse përmes saj do të arrihej kualifikimi në Kupat e Europës.

Në ditët në vijim pritet të mësojmë më shumë rreth planeve të drejtuesve të kuq në këtë merkato, nga e cila kërkohen lëvizjet e duhura për të mbyllur periudhën negative të këtij sezoni.

Related posts

“BETEJAT FITOHEN ME…”/ Ultrasit e Interit zbarkojnë në qendrën stërvitore, mesazh për Handanovic dhe Lautaron (FOTO)

Delo.autor

NDESHJA CHAMPIONS JUVENTUS-AJAX/ Nëse sfida vendoset nga penalltitë, ja 5 gjuajtësit të dy ekipeve

Delo.autor

Chelsea interesohet për Edin Dzekon

Sadik.Autor

Leave a Comment