Futboll Sport

NUK NDALET NË MERKATO/ Skuadra e Kategorisë së Parë pranë akordit me ish-mbrojtësin e Dinamos…

Butrinti po shkon drejt konsolidimit. Kanë bërë 11 afrime deri më tani, por jo të gjithë janë zyrtarizuar. Disa janë në proces prove dhe i tillë është rasti i Niko Paternit, mbrojtësit italian.

Lojtari i linjës së djathtë është bashkuar me skuadrën sarandjote dhe duket se do të qëndrojë. Ai vjet luajti me Dinamon, ndërsa në verë u vëzhgua edhe nga Ilir Daja.

E megjithatë, destinacioni i tij duket sedo të jetë Saranda. Sarandjotët kanë afruar 2-3 lojtarë këtë periudhë në role të ndryshme: portë, mbrojtje, mesfushë e sulm.

Synimi është që të ndërtojnë një ekip kompakt, ndaj po mundohen që të shtojnë cilësinë dhe konkurrencën në organikë.

Related posts

VIDEO/ Reali ‘shkatërron’ La Corunan, shënon edhe Ronaldo

Q.Autor

THUR ELOZHE PËR “SPECIAL ONE”/ Milito: Biseda me Moun përpara finales së Champions!

Delo.autor

Të gjithë vënë duart në kokë, shikoni çfarë humbet Gabigol në Brazil (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment