Futboll Sport

NATIONS LEAGUE/ Trajneri Enrique përjashton “italianët” nga grumbullimi dhe zbulon parashikimin e psikologut

Luis Enrique, trajneri i Spanjës, ka publikuar listën e të grumbulluarve për fazat finale të Nations League.

Furitë e Kuqe do të përballen me Italinë në San Siro 6 tetorin e ardhshëm në gjysmëfinalet e turneut.

Mes zgjedhjeve të trajnerit bie në sy mungesa e “italianëve”. Do të mungojnë Alvaro Morata, sulmues i Juventus, dhe Fabian Ruiz, mesfushor i Napoli-t. Nuk do të jetë as ylli i Milan-it, Brahim Diaz.

Suprpriza e grumbullimeve është talenti i Barçës.

Lista e të grumbulluarve të Luis Enrique:

PORTIERË: Unai Simon, De Gea, Sanchez.

MBROJTËS: Porro, Azpilicueta, Laporte, Eric Garcia, Martinez, Pau Torres, Reguilon, Alonso.

MESFUSHORË: Rodri, Busquets, Gavi, Koke, Merino, Pedri, Llorente.

SULMUES: Yeremi Pino, Torres, Oyarzabal, Fornals, Sarabia.

Në lidhje me sfidën kundër kampionëve të Europës, Luis Enrique ka thënë:

“Ata janë në maksimum, e kanë merituar të jenë kampionë dhe o vazhdojnë ecurinë e ndeshjeve radhazi pa humbje. Por psikologu ynë thotë se dita kur do të munden do të vijë shumë shpejt”.

Related posts

REVISTA AMERIKANE/ “FORBES” zbulon sportistët më të paguar në vitin 2018 (FOTO)

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Hoffenheim

Q.Autor

LIVE/ Mbyllet pjesa e parë: Quaresma shënon një supergol dhe ndëshkon Iranit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment