Futboll Seria A Sport

“NE KEMI NJË AGUERO TË VOGËL”/ Borriello: Immobile s’është i përshtatshëm për Italinë, por…

“Europiani na ka garantuar një respekt të madh ndërkombëtar, por nuk duhet të fshihemi: futbolli italian nuk është shumë mirë”.

Këto kanë qenë fjalët e Marco Borrielo-s, ish-sulmues i disa skuadrave në Serinë A, i cili ka folur për disa tema të ndryshme të futbollit italian në një intervistë të dhënë për La Repubblica.

“Seria A nuk është shumë tërheqëse dhe Immobile nuk është shumë i përshtatshëm për lojën e Italisë, por do të thyejë rekordin e Totti-t në kampionat”, ka thënë Borrielo.

Në lidhje me lojtarët që duhen të kenë më shumë hapësira në kombëtare:

“Do të doja të shihja më shumë Raspadori-n, që është një Aguero i vogël, mund të jetë ideal për Mancini-n. Më pas janë Scamacca dhe Kean”.

Akoma për Serinë A:

“Nuk është një sinjal i bukur që një si Ronaldo vendos të largohet: do të thotë se nuk e konsideron më një realitet të përshtatshëm për dimensionin e tij. Juventus ka marrë një goditje të madhe. Edhe për Inter-in ka qenë një sinjal alarmi shitja e Lukaku-t dhe Hakimi-t”.

Related posts

LARGIMI I LËVIT/ Trajneri tjetër gjerman del hapur: Nuk i them “jo” kombëtares

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ Donald RAPO: Luftëtari do synojë Kupat e Europës, Abazaj dhe Bregu janë…

Isa.Autor

Notat e merkatos/ Mbreti i Serisë A mbetet…, INTERI është surpriza e bukur

Isa.Autor

Leave a Comment