Futboll Kategoria Superiore Sport

NË PRITJE PREJ TRE MUAJSH/ Çështja e dy afrikanëve te Tirana mbulohet me mister

Plot tre muaj me vonesë janë dy lojtarët e Tiranës, Isak Giamfi dhe Riçard Danso. Dy bardheblutë nuk po vijnë, sepse kanë probleme me vizat, por kjo histori është zgjatur në maksimum.

Drejtuesit e Tiranës janë të shqetësuar, pasi lojtarët nëse vijnë, do të jenë shumë mbrapa me përgatitjet. Gjithsesi, afrikanët duhet të duken në Shqipëri dhe më pas të shihet gjendja e tyre. Pothuajse të gjithë lojtarët nga kontinenti afrikan kanë probleme. Shumica ka të bëjë me vizat që duhet të merren në Egjipt, por edhe me kapriçot e futbollistëve të huaj që janë shumë të vështirë për t’u menaxhuar.

Danso vjet ishte një nga ata që pati probleme, ndërsa Giamfi ka rezultuar gjithmonë një tip më i qetë. Tiranës i është larguar edhe Ibraim Sulej. Mesfushori nuk bindi asnjë minutë, njëlloj si Sasraku një vit më parë, që shënoi një gol, ndonëse luajti dy faza të Superiores.

Related posts

BRAZIL – ARGJENTINË/ Nga statistikat që flasin në favor të Brazilit deri te zëvendësimi i Messit nga Simeone

Isa.Autor

LIVE/ Skënderbeu-Kukësi: Zhbllokohen shifrat, Gripshi kalon në avantazh korçarët (VIDEO)

Isa.Autor

Barcelona nuk ndalet, shënon golin e dytë ndaj Valencias

Sadik.Autor

Leave a Comment