Në vitin 2021, me VAR dhe teknologjinë në dispozicion, gabime si ato te Cakir ndaj Milanit jane te papranueshëm: në minutën e 93-të Milan-Atletico Madrid, 1-1 rezultati, gjyqtari Cakir vershellen një penallti në favor të Colchoneros.
Aksioni duket i rremujshem por gjyqtari nuk ka dyshime dhe cakton penalltinë për mysafirët. Përsëritjet e para të drejtpërdrejta sqarojnë dyshimet: Pierre Kalulu prek pa dashje topin me dorën e tij, por është Lemar ai që e hedh atë me dorën e majtë, duke e goditur së pari me parakrahun…
Pas një kontrolli të gjatë në kufje me VAR, gjyqtari konfirmon vendimin e tij: një penallti, të cilën Suarez e realizon më pas për fitoren përfundimtare të skuadrës së Simeones.
Vështirë të komentohet, ka zemërim dhe zhgënjim por imazhet flasin vetë, faulli u krye nga Lemar dhe jo nga Kalulu.
Fabio Capello në studiot e Sky komenton: “Ndeshja u prish nga gjyqtari, mendoj se ai nuk është në nivelin e duhur. Ajo që ndodhi në San Siro është shumë serioze”.
Dhe Don Fabio e kuptoi mirë: një ndeshje e Ligës së Kampionëve, e cila u sjell dy skuadrave çmime UEFA në rast të fitores ose barazimit, u kushtëzua nga një gabim nga gjyqtari dhe dhoma VAR. Çfarë panë në monitor? Përsëritja e transmetuar në TV, drejtpërdrejt dhe [pas loje, duket shumë e qartë!
Por, ka edhe gabime te tjera dhe nje video e publikuar ne rrjetet sociale i konfirmon!
Cüneyt Çakir vs Milan | Excellent decision making & worldclass game management | The next Pierluigi Collina 🤔🔥 ?
pic.twitter.com/Rwnx5v2cFI https://t.co/2RrNl6kTSS
— Karim (@Futball_Karim) September 29, 2021
