Futboll Seria A Sport

MBI RINOVIMIN E VLAHOVIC/ Presidenti i Fiorentina-s: Po i ofrojmë më shumë se Batistuta dhe Rui Costa, por ai…

Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso, foli në 360 ° për negocimin e rinovimit të Vlahovici. Këto janë fjalët e tij të mbledhura nga TMW:

“Unë nuk e di nëse ai do të nënshkruajë, ne jemi të qetë. Ne kemi punuar per të me muaj, një ditë jemi pozitivë, të tjerat më pak.

Por unë nuk jam as pozitiv as negativ. Unë flas me Dusan dhe ai më thotë se mendon vetëm në fushë dhe se unë duhet të flas me agjentët e tij, pastaj unë flas me agjentet dhe ata më thonë se duhet të flas me lojtarin. Ne në Firence jemi profesionistë dhe marim gjithçka seriozisht.

Agjenti vjen këtu për të negociuar, ai duhet të negociojë. Ajo që them është se rroga qe i kemi ofruar eshte më e madhe që i është dhënë ndonjëherë një lojtari të Fiorentinës, përfshirë Batistuta dhe Rui Costa”.

Si nuk mund të nënshkruani një kontratë të tillë?
“Ai po merr një rrezik të madh, i thashë. Ne i ofrojmë atij një kontratë 5-vjeçare me 40 milionë euro bruto. Unë po punoja një vit për të marrë atë që do të duhej në dy ose tre ditë. Nuk e di se ku do te shkojme me këtë futboll “.

Po acaroheni?
“Pak po, Fiorentina nuk është vetëm Vlahovic, grupi është atje dhe ne duam ta mbajmë atë të fokusuar”

Do te prisni?
“Çfarë duhet të bëj? Do të doja që të bëhej menjëherë, do të më pëlqente që rinovimi të zgjidhej pas ndalesës së fundit të Kombëtarëve, por nuk ndodh”.

A po mendon agjenti i Vlahovic për lojtarin?
“E vërteta është se nuk e di. Një ditë ai bën një gjë, një ditë ai bën një tjetër. Unë vetëm shpresoj që ata të respektojnë Fiorentinën, Firencën dhe Commisso. Unë jam duke bërë çmos për të dhe kam pasur gjithmonë një raport të madh me Dushan “.

Related posts

FITORE DRAMATIKE NË “NIKO DOVANA”/ “Durrsakët” mposhtin Skënderbeun në frymën e fundit

Delo.autor

ZBULOHET PLANI TRONDITËS/ Vdekja e legjendës Maradona, komplot për t’i zhvatur pasurinë. Ja detajet…

Delo.autor

Shkëmbi: Unë nuk ndëshkoj lojtarë, jemi këtu me një dëshirë e një qëllim

Isa.Autor

Leave a Comment