Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

PARA NDESHJES NDAJ KOMBËTARES/ Trajneri i San Marinos: Shqipëria, në të njëjtin nivel me Poloninë

San Marino ka ardhur në Shqipëri me mendjen se do të përballet këtu me… Poloninë. Të paktën ky është këndvështrimi i trajnerit të kësaj përfaqësueseje, Franko Varela, i cili ka deklaruar në konferencë se i vlerëson në të njëjtin nivel si kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja, ashtu edhe ekipin polak me Levandovski & Co. të cilët i shënuan 7 gola San Marinos pak ditë më parë.

“Kam parë ndeshjen e javës me parë Poloni-Shqipëri, janë ato rezultate që të lënë shije të hidhur se kanë qenë disa situata të veçanta që e vendosën. Por kam parë një ekip shumë të mirë. Për ne do të jetë i të njëjtit nivel si të përballemi me Poloninë dhe me shpresën që disa episode të jenë më mirë se ndeshja e kaluar.

Ne nuk kemi luksin të ndryshojmë nga pikëpamja taktike gjërat, ne mund të përshtatim rreshtimin në krahasim me potencialin e kundërshtarit.

Me Shqipërinë kemi nevojë për elementë në krah me karakteristika pozitive. Për fat kemi djem të aftë dhe në mesfushë të skualifikuarit do t’i zëvendësojmë me lojtarë po aq të vlefshëm e në lartësinë e situatës”, tha Varela.

Related posts

NJË DEKADË ME BESËLIDHJEN/ Habit sulmuesi serb: Dua të bëhem trajner në Lezhë

Delo.autor

DËMTIMI I SALAH “TREMB” LIVERPOOL/ Sulmuesi kthehet në Angli

F.autor

ZYRTARE/ Kthehet në Shqipëri pas gati 9 muajsh, Ersil Ymeri plotëson “armatën” e Kukësit

Delo.autor

Leave a Comment