Futboll Sport

SHUAN HESHTJEN/ Nga fusha te kanceri, ja betejat e legjendës Pele…

Legjenda e futbollit, Pele, po kalon një moment aspak të mirë teksa prej një jave ndodhet i shtruar në spital për shkak të disa ndërlikimeve në shëndetin e tij.

Në fillim lajmi u hodh poshtë, por 3 herë kampioni i botës me Brazilin ka shuar heshtjen duke shpjeguar gjithçka. Ai është operuar për të hequr tumorin në zorrën e trashë, por vetë legjenda ka qetësuar fansat duke shkruar në rrjetet sociale se gjendja e tij është e mirë dhe se është gati të fitojë një tjetër betejë.

DHIMBJE BOTËRORE – Mjafton të thuhet se në Kupën e Botës 1958 në Suedi, ajo që e shenjtëroi si një fenomen ndërkombëtar në moshën 17- vjeçare, mbërriti me një gju të dëmtuar. Ishin shokët që e deshën më çdo kusht me vete. Katër vite më pas Pelé kaloi një pjesë të mirë të eventit që mbahej në Kili duke provuar goditjet nga distanca, ndërsa në Angli në 1966 ai ishte një “viktimë” gjahu e rivalëve bullgarë dhe portugezë.

Një episod kundër luzitanianit Zhoao Moraish mbahet mend edhe sot si një nga kartonët e kuq të munguar më të bujshëm në historinë e futbollit. Asokohe “O Re” njoftoi se ai nuk donte më të konkurronte në një Kupë Bote për shkak të dhunës që kishte pësuar, por më pas ai e ndryshoi vendimin e tij dhe në Meksikë përmbushi treshen e kupave “Rimet”.

NË FUSHË DHE JASHTË SAJ – Bëmat e tij janë historike pavarësisht se ishte pjesë e një futbolli ku nuk ekzistonin dorezat për portierë e as zëvendësimet. Në kohën kur Pele fitonte tre tituj me Brazilin, mbrojtësit e kishin të qartë se duhet të ndërhynin shumë ashpër nëse një lojtar driblonte dy rivalë. Pavarësisht sparkatave në kufij të rregullores, Pele nuk u ndal kurrë. Madje as pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur.

Në vitet ’70 nisën probleme fizike teksa në fund të tyre hoqi një veshkë. Pasojat e asaj ndërhyrje i vuajti edhe në 40 vitet pasardhëse deri në 2018 kur u operua për një infeksion urinar. Po atë vit përfundoi në spital pasi i ra të fikët gjatë Kupës së Botës. Një vit më pas i biri Edinjo njoftonte botën se legjenda e futbollit vuante nga depresioni e nuk donte që të dilte nga shtëpia. Lajmi i dy ditëve më parë për tumorin është vetëm beteja e radhës për kampionin më të madh brazilian.

Related posts

LIGA E AUSTRALISË/ Shikojeni si e thyen shtyllën e portës ky lojtar (VIDEO)

Delo.autor

DEKLARATA NË PRAG TË SFIDËS PREMIER/ KLopp mohon: Ne jemi ende në lojë për…

Delo.autor

PARA DERBIT/ “Ultras Guerrils” dhurojnë spektakël në rrugët e kryeqytetit (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment