Futboll Kategoria Superiore Sport

JAVA E TRETË E SUPERIORES/ Frenojnë pretendentët, ja renditja pas dueleve të së shtunës…

Dy ndeshjet e të shtunës në Kategorinë Superiore kanë dhuruar rezultate shumë interesante, pasi ekipet të cilat pretendojnë për trofeun, janë ndalur duke i dhënë mundësinë Kukësit që të krijojë më shumë distancë në krye, apo edhe skuadrave që vijnë pas që t’u afrohen.

Supersfida ishte padyshim ajo mes Teutës dhe Dinamos, e cila është mbyllur në barazimin 0-0. Rastet nuk munguan, por të dy skuadrat treguan se kanë një raport të vështirë me golin dhe duhet të përmirësohen ndjeshëm në këtë aspekt.

Ndërkaq, Kastrioti ka marrë pikën e parë në barazimin 1-1 ndaj Tiranës. Krutanët kaluan në avantazh me Karakaçin, ndërsa bardheblutë barazuan me Seferin në fillimin e pjesës së dytë ku ishin më ngulmues, po nuk ditën të çanin gardhin e ngjeshur të skuadrës vendase, duke regjistruar barazimin e dytë radhazi në kampionat.

JAVA 3
Kastrioti-Tirana 1-1
Teuta-Dinamo 0-0

Të dielën
Partizani-Vllaznia 19:45

Të hënën
Egnatia-Skënderbeu 13:45
Laçi-Kukësi 13:45

Related posts

SUPER YLLI KROAT DREJT LARGIMIT NGA REALI/ Luka Modric befason me ekipin e ri

Delo.autor

MORËN HELIKOPTER PËR TË TAKUAR AGJENTIN RAIOLA/ Ja e ardhmja e Ibrahimovic dhe portierit Donnarumma

Delo.autor

I ACARUAR/ Ancelotti sulmon ASHPËR arbitrat pas ndeshjes me Juventusin: “Ky është një…”

Isa.Autor

Leave a Comment