Futboll Kategoria Superiore Sport

STATISTIKAT NË SUPERIORE/ Një “thes” me gola në javën e parë, por mbetet përsëri larg rekordit

Ndjekësit e rregullt të kampionatit shqiptar kanë pasur arsye pse të festojnë në këtë javë që hapi sezonin, pasi kanë parë skuadrat e Kategorisë Superiroe të tundin plot 21 herë rrjetën, në vetëm 5 ndeshje, duke i bërë një start me fishekzjarrë këtij edicioni. Shifra mbresëlënëse kur kujton se në edicionet e kaluara, goli shpesh vinte me pikatore edhe për ekipet pretendente për titull.

Mesatarja e 4,2 golave për sfidë, e bën javën e parë të këtij edicioni një nga më të suksesshmet sa i përket numri të golave të shënuar në një javë. E megjithatë, ajo mbetet larg rekordit i cili me formulën aktuale të kampionatit me 10 skuadra e katër faza, është regjistruar në sezonin 2003-2004.

Në javën e fundit të atij sezoni, kur edhe pjesa më e madhe e skuadrave kishin të siguruar pozitat e tyre në klasifikim, u regjistruan goleada njëra pas tjetrës, me 5 ndeshjet që dhuruan 27 gola. Një edicion më vonë, po java e fundit prodhoi 24 gola në 5 ndeshjet e luajtura, ndërsa 23 gola në një javë janë prodhuar nga një herë në edicionet 2016-17 (java 30), 2003-04 (java 34) dhe 2004-05 (java 6). Java e fundit e edicionit të kaluar prodhoi 22 gola, ndërsa 21 gola, sa ato të shënuar në këtë javë hapëse të Superiores, janë regjistruar edhe 5 herë të tjera me formulën aktuale të kampionatit

Related posts

As në “PLAY STATION” nuk realizohet/ Sulmuesi shënon SUPERGOL nga KORNIA

Isa.Autor

PAS ZYRTARIZIMIT TEK JUVENTUSI/ Ja deklarata prekëse e Ramsey për tifozët e “Topçinjve” (FOTO)

Delo.autor

LAJM “BOMBË” PËR JUVENTUSIN/ Në qershor nis procesi për rrogat e fshehta

F.autor

Leave a Comment