Futboll La Liga Sport

PAS LAMTUMIRËS SË MESSIT/ Barcelona shpreson te mrekullia, dështimi është gati të kthehet pas 9 muajsh

Pas lamtumirës së Leo Messi-t dhe Antoine Griezmann, mund të jetë Philippe Coutinho lideri i ri i Barcelona-s.

Braziliani, i marrë në 2018-ën për 120 milionë euro nga Liverpool-i, është lojtari më i kushtueshëm në historinë e klubit katalanas, por nuk ka arritur të bindën në Camp Nou, edhe për shkak të dëmtimeve të shumta.

Aventura e tij te Barça është kthyer pothuajse në një shaka verën e kaluar, kur Cou ka shënuar dy gola dhe ka dhënë një asist në fitoren e bujshme 8-2 të Bayern-it, skuadra ku ishte huazuar dhe me të cilën ka fituar Champions League 2019-20.

Kjo situatë ka shtyrë klubin që të vendosë ta shesë përfundimisht lojtarin, por nga merkato nuk ka ardhur asnjë ofertë interesante, pavarësisht se Barcelona ia ka ulur çmimin deri në 30 milionë euro.

Sipas Marca, tani ka vetëm një gjë për të bërë: te rikuperohet psikologjikisht dhe të shpresohet që mund të kthehet në një alternativë për skuadrën e Koeman, i cili e vlerëson shumë dhe shpreson që mund të kthehet në fushë pas ndeshjeve të kombëtareve.

Ish-ylli i Inter nuk luan një ndeshje zyrtare nga 29 dhjetori i 2020-ës, kundër Eibar, për shkak të një dëmtimi serioz. Pas nëntë muajsh dhe shumë problemesh, Coutinho është më në fund gati të rivihet në lojë.

Related posts

KUALIFIKUESET “EURO 2020″/ Italia publikon listën e lojtarëve, ja surpriza e trajnerit Mancini

Delo.autor

ZYRTARE/ Nuk kanë fund transferimet te Çelsi, “Blutë” firmosin për 7 vite e gjysmë me talentin francez

F.autor

Po shkëlqen me Liverpoolin/ SHAQIRI është gati për spektaklin e mbrëmjes

Isa.Autor

Leave a Comment