Futboll Sport

POLONI-ANGLI/ Portieri Pickford sfidon Lewandowskin: Kam dhënë 100% në stërvitje për të qenë gati…

Robert Levandovski mungoi në ndeshjen e parë në “Wembley” në mars, por sot, Jordan Pickford do ta ketë përballë. Edhe portieri i Anglisë zbulon se është përgatitur me duelin e tij me yllin e Polonisë sot në Varshavë.

“Unë kam punuar fort gjatë gjithë javës. Kam bërë punën time me trajnerin dhe kam dhënë 100% në stërvitje për të qenë gati ditën e ndeshjes. E dimë që Polonia është një skuadër e madhe dhe ai është një sulmues klasi, kështu që ne do të fokusohemi në disa zona të veçanta në portë dhe jemi gati për gjithçka”, tha numri 1 i Evertonit në konferencë.

Sulmuesi i Bajernit shënoi golin e 70-të me kombëtaren e tij kundër Shqipërisë, në fitoren 4-1 në Varshavë të enjten, ndërsa i shtoi rekordit të tij edhe dy gola të tjerë në fitoren 7-1 ndaj San Marinos. Paulo Souza e zëvendësoi në pjesën e dytë, për ta pasur të freskët për takimin e sotëm.

Trajneri portugez nuk e ka fshehur kurrë se 33-vjeçari është aseti më i çmuar që ka në skuadër. “Ne duam të luftojmë kundër më të mirëve, por e dimë që nuk kemi të njëjtin nivel si Anglia. Nëse ata humbasin një lojtar, ata kanë 2-3 të tjerë në të njëjtin nivel. Këtu është vetëm Robert”, tha Souza i sinqertë.

Related posts

“ANGLIA ËSHTË JASHTËZAKONISHT E FORTË”/ Portieri Berisha: Kjo është ndeshje e veçantë, ndaj do të japim maksimumin…

Delo.autor

GOLI I VITIT/ “Çmendet” futbollisti shqiptar, realizon një “PERLË” nga afro… 80 metra (VIDEO)

Delo.autor

VAZHDON TELENOVELA “CR7″/ ESPN: E ardhmja e Ronaldos mbetet në dyshim. Ka biseduar me Allegrin, por…

Delo.autor

Leave a Comment