Boks Sport Të tjera

PËRPLASJA E “TITANËVE”/ Boksieri Fury: Ja gjoba e frikshme që do të paguaja po të refuzoja sfidën me Wilder

Boksieri britanik Tyson Fury, kampion bote në peshën e rëndë (WBC) u shpreh sot se ai do të paguante një gjobë prej 80 milionë dollarësh në rast se nuk do të zhvillonte duelin e tretë ndaj Deontay Wilder. Fury pat rënë dakord me patriotin e tij Anthony Joshua, për të zhvilluar dy duele këtë vit, por një gjykatë amerikane urdhëroi që britaniku të përballet me Wilder këtë vit.

Fury, 30 fitore e 1 barazim në karrierë, tha: “Më shpallën fajtor dhe nuk kisha asnjë shans tjetër, duke anulluar sfidën me Joshua. Unë doja të zhvillohej sfida e tretë, por Covid-19 bëri që afatet e përcaktuara në kontratë të skadonin. Kështu përfunduam në gjykatë dhe ai fitoi. Gjyqtari tha se duhet të tregohemi të ndershëm dhe t’i japim Wilder duelin e tretë. Nuk mund të bëja asgjë”.

“A e dini se cila ishte gjoba në rast se unë nuk dueloj ndaj Wilder? 80 milionë dollarë. Kjo sfidë nuk ka të bëjë me titullin, pasi ka shumë gjëra që ndodhin pas skene. Të gjithë e dinin këtë gjë, edhe Eddie Hearn edhe Anthony Joshua, ndaj nuk duhet të bëjnë sikur ky është i gjithi faji im”, tha Fury.

Related posts

Newcastle-Tottenham/ “Spurs” kanë një problem në muajin gusht

Sadik.Autor

ËSHTË LËNË JASHTË TURIT PARASEZONAL/ Icardi pret Juventusin për 3 javë, më pas shqyrton kalimin tek…

Delo.autor

Barça, për të siguruar trofeun dhe golat e Messit në “Riazor”

Sadik.Autor

Leave a Comment