Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Ferrari mendon për 2022-shin, pilotët e “kokëkuqes” në pistë për testime

Teksa duelon për vendin e tretë në këtë botëror të Formula 1, skuadra Ferrari punon edhe për vitin 2022, kur do të hyjnë në fuqi rregullat e reja të garës. Për këtë arsye, në pistën e Fiorano kanë znbritur në pistë pilotët Charles Leclerc dhe Carlos Sainz, që u janë bashkangjitur dy kolaudatorëve, Antonio Fuoco dhe Robert Shëartzman.

Dy titullarët e “kokëkuqes” kanë pilotuar, sipas rregullave të FIA, një makinë të disa sezoneve më parë, pra një Ferrari të vitit 2018. Arsyeja ka qenë testimi i disa pjesëve të reja që do të përdoren vitin tjetër, por edhe mbështetja ndaj pilotëve dhe inxhinierëve të rinj të kësaj skuadre.

Duket se te Ferrari po mendojnë seriozisht për të ardhmen, për ta rikthyer makinën italiane në majën e Formula 1. Prej vitesh Ferrari nuk arrin të dominojë apo fitojë. Titulli i fundit daton në vitin 2007 me Kimi Raikkonen, ndërkohë që për më shumë s enjë dekadë kanë komanduar Red Bull e Mercedes.

Related posts

Roma arrin marrëveshjen me mbrojtësin e Portos

Sadik.Autor

E RRALLË/ Luajti 10 ndeshje, por fitoi 5 trofe të fituara me dy klube (EMRI)

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Ironia e fatit, Italinë e pret vazo e parë në shortin e turneut… nëse kualifikohet

Delo.autor

Leave a Comment