Futboll Sport

CHAMPIONS CUP/ Reali e nis me humbje, Tottenhami mposht Milanin

Reali i Madridit e nis me humbje International Champions Cup. Në takimin e parë nën drejtimin e Julen Lopeteguit “Los Blancos” u mposhën 2-1 nga Manchester United, që “buzëqesh” në njëfarë mënyrë pas dy disfata radhazi me Dortmundin dhe Liverpoolin.

Në “Hard Rock Stadium” të Miamit ekipi spanjoll e nisi sfidën me shumë emra të rij, ku vetëm Bale dhe Benzema përfaqësonin “peshat e rënda”.

Alexis Sanxhez realizoi golin e parë të sfidës që në minutën e 18-të, i shërbyer nga Darmian, për të ardhur më pas te goli i Herreras në të 27-ën. Në kohën shtesë të pjesës së parë shkurtoi në 2-1 diferencën Karim Benzema, me rezultatin që mbeti i pandryshuar gjatë pjesës së dytë. Lopetegui kreu plot 11 ndërrime gjatë 45 minutave të dyta, ndërsa Mourinho u mjaftua me vetëm tri lëvizjë në formacion.

Sfida e dytë e madhe e ICC ishte ajo mes Tottenhamit dhe Milanit, e zhvilluar në “U.S. Bank Stadium” të Minneapolisit e që përfundoi me fitoren minimale të skuadrës londineze. Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi N’koudou në fillimin të pjesës së dytë.

 

Related posts

Dorëzohet Guardiola: Pothuajse e pamundur të luftojmë me Barçën dhe Real Madridin

Delo.autor

ZYRTARE/ Cristiano firmos me Livornon në Serie B (FOTO)

Isa.Autor

VUAJTJET E YLLIT QË KONSIDEROHEJ “LOJTARI MË I MIRË NË BOTË”/ Musonda: Katër vite me dhimbje dhe zemër të thyer

Delo.autor

Leave a Comment