Futboll Sport

POLEMIKAT PËR LARGIMIN NË VERËN QË LAMË PAS/ Mesfushori de Beek: Bisedova me Solskjaer dhe më tha se…

Mesfushori holandez Donny van de Beek nuk shkëlqeu shumë në sezonin e tij të parë te Manchester United, pasi luajti shumë pak edhe pse erdhi me shumë bujë. Edhe pse u përfol se mund të largohej këtë verë, talenti holandez qëndroi te “djajtë”.

Duke folur për mediat anglese, ai sqaroi situatën e tij: “Bisedova si me trajnerin Solskjaer ashtu dhe me klubin. Ata u treguan të qartë në qëllimet e tyre për të më mbajtur në skuadër edhe këtë vit”.

“Solskjaer ishte i qartë në atë që më tha: Kam nevojë për ty dhe do të mbaj këtu. Këtë sezon nuk kam luajtur ende asnjë minutë, por më tha se më ndjek gjithnjë në stërvitje dhe se sheh një Donny ndryshe nga viti i kaluar”, tha mesfushori.

Më tej, Donny van de Beek tha: “Unë i besoj trajnerit dhe asaj që më tha. Nëse nuk do të kishte nevojë për mua, atëherë do të më linte të largohesha. Ndaj, mendoj se ai ka plane konkrete për mua”.

Related posts

“NDIHEM GATI PËR KOMBËTAREN E MADHE”/ Sulmuesi Sahiti: Nuk mërzitet askush edhe nëse…

Delo.autor

Tifozë të Brazilit, brez pas brezi (FOTO)

Sadik.Autor

Luiz Gustavo, ekziston mundësia e madhe që Neymari të braktisë Parisin në verë

Q.Autor

Leave a Comment