Futboll Seria A Sport

KA SHKËLQYER KËTË SEZON ME “KUQEZINJTË”/ I ftohtë dhe potent, ja si Kessie u bë “president” i Milanit

Vrapimi çlirues erdhi në fundin e garës pasi kishte depozituar një nga topat e fundit pas shpinës së portierit të Atalantës. Dy penallti për të mbyllur në mënyrën më të mirë një sezon të çmendur me 13 realizime, 11 nga të cilët nga pika e bardhë.

Frenk Kesi, edhe një herë, si përherë. Muskujt e tij që kanë mbajtur në shumicën e kampionatit skuadrën, mbajnë edhe një mori shokësh që i hidhen sipër për të festuar. Gëzimi i afrikani pasohet nga Dalo që tregon nga kamerat stemën e Milanit si për të thënë se dëshiron të qëndrojë ndërkohë që një i huazuar tjetër si Brahim Diazi puth fushën e “Gewiss Stadium”. Ndoshta ishte e shkruar që Milani të kthehej në Champions pikërisht në atë impiant ku në dhjetor të 2019-ës pësoi një humbje sa të rëndë aq edhe shkundëse.

KESI PRESIDENCIAL – Zlatan Ibrahimoviç duhej të ishte lideri dhe për sa kohë e mbajtën muskujt e bëri diçka të tillë. Më pas në katedër u ngjit Frenk Kesi që mori përsipër presionin dhe përgjegjësitë siç bëjnë liderët e vërtetë. Penalltia e parë në Bergamo vlente shumë, por afrikani nuk u luhat për asnjë sekondë. Edhe në rastin e tij mbyllet një qark sepse askush te Milani nuk ka luajtur më tepër se mesfushori. 50 ndeshje nga 53 të skuadrës për një total prej 4171 minutash e bëjnë 24- vjeçarin njeriun simbol të këtij rrugëtimi. Ndaj Atalantës ishte i kudondodhur duke konfirmuar vlerën e tij edhe në momentet më të vështira siç ishin penalltitë, një ekskluzivitet i rrëmbyer lartmadhërisë së tij, Ibrahimoviç.

DIAMANT AFRIKAN – Një tjetër moment emblematik i paraqitjeve të Kesit ishin minutat e fituara ndaj Atalantës kur i kapur pas flamurit të këndit mbante topin kundër tre rivalëve që i qëndronin praktikisht mbi shpinës. Rreziku i lartë, por edhe niveli i diamantit afrikan që shtrëngonte me këmbë një top që për Milanin sot vlen të paktën 50 milionë euro. Shuma në fjalë do të vijë në formë shpërblimesh nga Liga italiane dhe UEFA, ndërkohë që djaloshi i lindur në Ouragahio të Bregut të Fildishtë vlen akoma më shumë. Për bilancet e Milanit, por sidomos për lojën e ideuar nga Pioli që e shndërroi nga një mesfushor normal në një element të jashtëzakonshëm. Nuk është rastësi që të gjithë e quajnë presidentit, një titull që ia ka rrëmbyer edhe Paolo Skaronit, presidenti de facto i klubit. Kesi nuk është më i zakonshëm e me muskujt e tij bëri që të gëzojë fort edhe pjesa kuqezi e Milanos.

Related posts

“STUDIOJ KËNDORET E TYRE!” Pse trajneri i Milanit ndjek metodologjinë e klubit kolumbian (FOTO)

Delo.autor

Manchester United gjen zëvendësuesin e Paul Pogba

Q.Autor

KUKËSI-APOLONIA/ Pas një asisti nga Rroca, nuk fal Shkurtaj për “verilindorët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment