Futboll Sport

PUBLIKOHET AXHENDA/ Kategoria e Parë ngre siparin në 11 shtator, ja 8 përballjet që rezervon starti…

Ashtu si Kategoria Superiore, dhe Kategoria e Parë do të startojë në datën 11 shtator, teksa të gjitha përballjet do të luhen në një orar, në 16:00.

Dy skuadrat që ranë nga kategoria sezonin e kaluar, Apolonia dhe Bylisi do të kenë një sfidë më vete pasi shumë nga titullarët e tyre vendosën të qëndronin në Superiore. Fierakët do ta nisin në shtëpi përballë Erzenit të Nevil Dedes, ndërsa mallakastriotët në transfertën e vështirë përballë Besëlidhjes.

Maliqi debutues do të pres në shtëpi Lushnjen, ndërsa Besa dhe Turbina do të masin forcat në një miniderbi. Në sfidat e tjera, Tërbuni do të luajë në shtëpi përballë Burrelit, Shkumbini me Vorën, Tomorri me Korabin ndërsa Butrinti me Pogradecin.

Kategoria e Parë- Java 1

11/09/2021

Apolonia-Erzeni (Fier, 16:00)

Shkumbini-Vora (Peqin, 16:00)

Maliqi-Lushnja (Korçë, 16:00)

Tërbuni-Burreli (Pukë, 16:00)

Tomorri-Korabi (Berat, 16:00)

Butrinti-Pogradeci (Sarandë, 16:00)

Besa-Turbina (Kavajë, 16:00)

Besëlidhja-Bylis (Lezhë, 16:00)

Related posts

NUK NDALET ME PËRFORCIMET E MËDHA/ Perez kërkon të marrë për 120 milionë euro mesfushorin spanjoll…

Delo.autor

FORMULA 1/ Presidenti Domenicali: Garat sprint një sukses, ja objektivi për vitin 2022

Delo.autor

U OPERUA TALENTI I CHELEAT/ Ja kur rikthehet Hundson-Odoi në fushën e blertë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment