Futboll Kategoria Superiore Sport

JAVA E PARË/ Zbardhet axhenda e Superiores, kryendeshja luhet në Elbasan. Ja sfidat…

Kategoria Superiore do të nisë zyrtarisht në datën 10 shtator ku ndeshja që do të ngrejë siparin do të jetë supersfida Teuta-Partizani.

Teuta vjen si kampione e sezonit të kaluar dhe do të kërkojë të konfirmohet përsëri këtë sezon, me Partizanin që dhe këtë sezon pritet të jetë mes pretendentëve për titull.

Një dit më pas, në orën 13:45 të drekës, Laçi do të presë në shtëpi Vllazninë. Shkodranët kanë bërë një merkato cilësore dhe do të kërkojnë me çdo kusht titullin kampion që i shkuan shumë afër sezonin e kaluar.

Përballje interesante do të jetë dhe ajo midis Egantias dhe Kukësit me rrogozhinasit që do të luajnë si debutues pasi u ngjitën këtë sezon mes më të mirëve. Dinamo do ta nisë sezonin në transfertë përballë Kastriotit ndërsa Tirana do të presë në shtëpi Skënderbeun.

Kategoria Superiore-Java e parë

10/09/2021

Teuta-Partizani (Elbasan, ora 19:45)

11/09/2021

Tirana-Skënderbeu (Tiranë, ora 13:45)

Laçi-Vllaznia (Laç, ora 13:45)

12/09/2021

Egnatia-Kukësi (Rrogozhinë, ora 13:45)

Kastrioti-Dinamo (Kamëz, ora 13:45

Related posts

PAS FITORES ME TRIPLETË NDAJ ARSENALIT/ Aguero: Ishte e rëndësishme të fitonim, por ne…

Delo.autor

PRAPASKENA E BUJSHME/ Bajrami projektohet si post-Insigne, Napoli hap “thesin”

Delo.autor

TRAJNERI I PSG-SË NIS LUFTËN ME KLUBIN/ Deklaratat për largimin e Messit i kushtojnë shumë

F.autor

Leave a Comment