Futboll Kategoria Superiore Sport

RENDITJA NË SUPERIORE/ Kukësi është që tani i vetëm, e ndjek grupi i pretendentëve

Java e dytë e Kategorisë Superiore ka dhuruar rezultate mjaft interesante, edhe për shkak të rastësisë së çuditshme se janë regjistruar katër barazime 1-1 dhe vetëm Kukësi ka marr pikët e plota duke mundur me shifrat 3-1 Kastriotin.

Një rezultat i cili i ka mundësuar skuadrës së drejtuar nga Diego Longo që ta shohë veten në kreun e renditjes me pikë të plota pas dy ndeshjeve të para, e vetmja skuadër që e ka bërë një gjë të tillë.

Pas krahëve të ekipit verilindor vjen një katërshe skuadrash me 4 pikë, grupi i ndjekësve që shihen si pretendente për titullin kampion: Dinamo, Teuta, Tirana dhe Vllaznia. Ndërkaq, më të shkëputura janë skuadrat e Egnatias, Laçit, Partizanit dhe Skënderbeut të cilat morën pikën e parë në këtë javë me barazimet që siguruan.

Kurse skuadra e vetme pa pikë mbetet Kastrioti, që është mundur në të dy ndeshjet e luajtura deri tani, duke mbyllur tabelën e klasifikimit të një kampionati i cili ashtu si ai i kaluari, pritet të ketë shumë rivalitet në të gjitha objektivat, nga titulli e deri te mbijetesa.

Related posts

Chelsea në telashe, Reali synon Courtoisin pas dështimit të blerjes së Kepas

Q.Autor

LUAJTI DERBIN E PARË DHE GODITI SHTYLLËN/ Mesfushori Eriksen: Nuk përjeton dot këtë atmofserë në Angli!

Delo.autor

Lojtarit të Flamurtarit i iku gjuha në Vlorë, ja çfarë thonë mjekët për rumumin Sirgi

Isa.Autor

Leave a Comment