Futboll Seria A Sport

GAFA NË EUROPA LEAGUE/ Gjest i rrallë i ultrasve të Lazios në mbështetje të portierit Strakosha (FOTO)

Gabimi i Thomas Strakoshës në ndeshjen e Ligës së Europës, e ka kthyer portierin shqiptar ndër emrat më të lakuar në Itali. Por nëse për golin që solli humbjen ndaj Gallatasarajit ka pasur kritika nga specialistët, tifozët e Lacios nuk e kanë vënë në diskutim portierin shqiptar.

Në rrjetet sociale nuk kanë munguar fjalët në mbështetje të tij dhe sot, para sfidës ndaj Kaljarit, ata e kanë treguar mbështetjen edhe në tribuna. Në tribunën veriore, ku rrinë zakonisht grupimet  e ultrasve, është shfaqur një parullë e madhe që i kushtohej pikërisht portierit shqiptar.

“Mos e vrit mendjen për ta por shih dhe bëj pritje. Para Strakosha”, shkruhej në parullën që tifozët vendosën të hapnin para sfidës, si sinjal mbështetje për portierin i cili ishte shpesh heroi i skuadrës në të kaluarën por tani ka përfunduar zgjedhje e dytë pas Pepe Reinas.

Related posts

TIRANA-TEUTA/ Ja kush kuotohet favorit nga kompanitë e basteve

Delo.autor

SPEKTAKOLAR/ Super gol në ndeshjen Manchester City – Burnley (VIDEO)

Isa.Autor

SERIE A/ Icardi dhe Wanda janë në Milano, e ardhmja vendoset brenda javës

Sadik.Autor

Leave a Comment