Futboll La Liga Sport

SFIDA NDAJ LEVANTES/ Koeman e grumbullon në ekip, zbulon planin e rikuperimit të plotë të Ansu Fati

Trajneri i Barcelonës, ​​Ronald Koeman, foli në një konferencë shtypi për kthimin emocionues të Ansu Fati në listën e të grumbulluarve për ndeshjen e kësaj të diele kundër Levante. Holandezi tha se klubi ka një plan me lojtarin, në mënyrë që të mos rrezikohet dhe të kthehet në nivelin e tij më të mirë.

“Kthimi i Ansu është një lajm i madh. Ai është thirrur dhe do të luajë maksimumi 15 minuta. Ne kemi një plan dhe duam ta rikuperojmë mirë, jo të nxitojmë dhe ta mbingarkojmë. Ansu do të ketë një proces marrje minutazhi. Shpresojmë se mund ta ndjekim këtë plan. Kthimi i tij është shumë i rëndësishëm, sepse ka qenë larg prej një kohe të gjatë”.

Jo vetëm për sa i përket minutave, por edhe përgjegjësisë, Koeman nuk donte ta ngarkonte trashëgimtarin e fanellës së Messit te Barcelona: “Ka një rrugë të gjatë për të ndjekur, që të jetë në gjendje si para dëmtimit. Të rrish aq kohë jashtë fushës sa ka qenë Ansu nuk është diçka që e rikuperon dot formën në dy ndeshje ose dy javë.

Nëse është shëruar plotësisht, me kohë të plotë mund të luajë në nëntor. Nëse mundet edhe më herët, por kjo varet nga gjendja e tij. Ne duhet ta ndihmojmë lojtarin. Me stafin mjekësor duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Po flasim për një lojtar të ri që do të na japë shumë cilësi, por pak për pak”.

Related posts

Milanin e presin 20 ditë ‘ferri’. Ja sfidat e ‘nxehta’ në Kupën e Italisë, Serie A dhe Europa League

Q.Autor

LIGA E KOMBEVE/ RUSIA mund për herë të dytë TURQINË (VIDEO)

Isa.Autor

U BASHKUA ME PARTIZANIN NË JANAR/ Edon Hasani lë pas dëmtimin. Debuton me skuadrën e…

Delo.autor

Leave a Comment