Futboll Kategoria Superiore Sport

SHOK ME MOISE KEAN/ Rrëfehet Filipovic: Jam befasuar nga skuadra, ja pse Partizani mund të fitojë trofe

Quhet Andrija, jo Andrij, si Shevçenko… Dje ka shënuar golin e parë me Partizanin dhe shpreson që të mos ndalet me kaq. “Mund të më quani edhe Andre, në Itali kështu më thërrisnin, madje më ngacmonin pak për Shevçenkon prej emrit”, thotë sulmuesi ekskluzivisht për “Panorama Sport” me një italishte perfekte.

Andrija është emri juaj i saktë?

Po, Andrija. Në Itali, aty ku kam jetuar për shumë vite, e kishin më për mbarë të më thërrisnin edhe Andre, por nuk më bezdiste. Ndonjëherë e ngatërronin edhe me Andrij si Shevçenko dhe lëshonin ndonjë batutë.

Ndërkohë, ju vetë keni qenë pjesë e akademive të Juventusit…

Po, kam qenë për një periudhë në vitin 2015. Ishte një eksperiencë e bukur, sepse aty mësoje realisht shumë gjëra.

Cilët ishin lojtarët që asokohe stërviteshin me ju dhe më pas u bënë yje?

Kam pasur një raport të mirë me sulmuesin Moise Ken dhe me portierin Emil Audero.

Me kaq informacion sa keni për futbollin shqiptar dhe kaq sa e njihni skuadrën tuaj të re, a është Partizani në gjendje të konkurrojë për titullin ose Kupën?

Unë mendoj që po. Skuadra ka potencial, ka eksperiencë dhe më pëlqen gjithashtu edhe stafi teknik. Bindja ime është që skuadra mund t’ia dalë sepse ka edhe mbështetjen e fuqishme të drejtuesve, por edhe tifozët e mrekullueshëm. Megjithatë, nuk mund të bëjmë premtime në këtë moment, sepse është vetëm fillimi.

Related posts

MERKATO/ Iniesta në Kinë, e konfirmon presidenti i Chongqing Lifan

Sadik.Autor

PO BËHET VIRALE/ Griezmann ndërpret sponsorizimin me kolosin e teknologjisë pas lajmit të pabesueshëm (FOTO)

Delo.autor

Zanetti: Icardi e meritonte Kupën e Botës, por zgjedhja e Sampaolit është teknike

Sadik.Autor

Leave a Comment