Futboll La Liga Sport

“SHPËRTHEN” ASHPËR NDAJ TRAJNERIT KOEMAN/ Sergi Roberto: Nuk jemi për vendin e katërt, duam kampionatin

Askush në Barcelonë nuk e ka pritur mirë barazimin 0-0 përballë Kadizit të enjten në mbrëmje. Secili ka reaguar sipas mënyrës së tij. Një prej lojtarëve të Barcelonës që ka folur për mediat ka qenë mbrojtësi Serxhi Roberto. Mbrojtësi nuk ka përdorur gjuhë diplomatike, por ka zgjedhur të jetë i drejtpërdrejtë.

Mes të tjerave ai ka shigjetuar edhe trajnerin Ronald Kuman. Tekniku holandez është munduar ta justifikojë barazimin zhgënjyes ndaj Kadizit.

Për më shumë Kumani u duk i dorëzuar për titullin, duke nënvizuar se objektivi i Barcelonës duhet të jetë një vend në Champions. Por Roberto ka qenë më i prerë. Sipas tij, për Barcelonën nuk ka asnjë justifikim.

“Nuk e di çfarë ka thënë trajneri apo të tjerët, por këtu duhet ta fitojmë kampionatin. Personalisht nuk më mjafton një vend i tretë apo i katërt. Duhet të bëjmë gjithçka për titullin sepse i kemi të gjitha mundësitë për t’ia arritur”, ka thënë ai.

Related posts

“PO SARRIN DO TA SHKARKOJNË?!” Conte padit gazetën pas lajmit të bujshëm dhe premton

Delo.autor

DO TË PREZANTOHET TEK ARSENAL/ Mbërrin në aeroportin e Londrës blerja 80 milionëshe… (VIDEO)

Delo.autor

Man City dëshiron Hazardin, Chelsea i kërkon Agueron në marrëveshje

Q.Autor

Leave a Comment