Futboll Sport

“SHPËRTHEN” PAS LARGIMIT NGA BARCELONA/ Pjanic: U sollën me mua si të isha 15 vjeç, fajtor është…

Miralem Pjaniç kaloi një sezon zhgënjyes tek Barcelona ku ishte pothuajse inekzistent duke luajtur vetëm 19 ndeshje me fanellën e katalanasve.

Trajneri Kuman shprehu që në fillim të sezonit të kaluar  pakënaqësitë e tij në lidhje me formën e lojtarit duke e lënë jashtë për pjesën më të madhe të sezonit. Së fundmi, Pjaniç do të vazhdojë karrierën në Turqi te skuadra e Beshiktashit pas shumë tratativave të gjata për një rikthim te Juventusi.

Në një rrëfim të gjatë për gazetën spanjolle ‘’Marca’’ mesfushori boshnjak rrëfeu të gjitha vështirësitë që kaloi te katalanasit duke ia atribuuar të gjithë fajin trajnerit Ronald Kuman.

‘’Unë jam një lojtar që mund të pranoj gjithçka, por unë do të doja që të m’i thonin gjëra ballë për ballë. Jo sikur asgjë të mos kishte ndodhur sikur të isha 15 vjeç.

Kontaktet me Juven? Është e vërtetë, kishte kontakte por situata e tyre nuk ishte e lehtë. Jo shumë klube kanë bërë treg të madh transferimesh, vetëm PSG, nuk e di se si ja dalin, dhe anglezët kanë bërë blerje të mëdha. Në Spanjë kishte pak lëvizje ashtu si në Itali.

Ishte stresuese, mendova: po në lidhje me të ardhmen time? Derisa më telefonuan isha shumë i përqëndruar në stërvitje dhe i stresuar.

Marrëdhënia me Kuman? Nuk mund të mësohesha me situatën me të cilën u përballa vitin e kaluar. E dija që nuk doja. Unë jam një lojtar. Më pëlqen të luaj futboll, kjo është ajo që më bën të lumtur. Gjithmonë kam dashur të luaj për Barçën, por nuk e prisja që situata të komplikohej aq shumë. Ishte një pikë ku unë po luaja pak, gjërat po ndërlikoheshin . Dhe kur luaja ishte e vështirë të ndihesha mirë fizikisht dhe mendërisht, sepse po më vriste besimin, sepse nuk kisha komunikim me Kumanin: ishte shumë e çuditshme, sepse trajneri është ai që thotë kush luan dhe kush jo, por ka mënyra të ndryshme për t’i bërë gjërat.

Në jetë, gjërat që duhet të ndodhin, ndodhin.  Kam luftuar gjithë jetën dhe karrierën time, jam shumë ambicioz, shumë konkurrues, Arrita nivelin e Juventusit dhe Barcelonës. E di që mund të luaj për këtë ekip, ata thjesht nuk më kanë dhënë mundësinë për të garuar, për t’u bashkuar në një grup, për të ndihmuar më shumë”.

Related posts

CROTONE-JUVENTUS/ Pas një pasimi nga Chiesa, Sulmuesi Morata rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Luajti për KOSOVËN, FIFA merr vendimin e papritur për futbollistin SHQIPTAR

Isa.Autor

Skënderbeu me hap kampioni/ Korçarët “likujdojnë” Kamzën me pragmatizëm (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment