Futboll Sport

FUTBOLL FEMRA/ I ngriti kurth shoqes që t’i merrte vendin në formacion, zbulohet skandali tek PSG

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ekipin e femrave të PSG-së. Kheira Hamraui u sulmua para disa ditësh nga dy burra të maskuar dhe u plagos në këmbë. Policia ka ivenstiguar ngjarjen dhe ka zbuluar se personi që i ngriti kurth ishte shoqja e saj e skuadrës, Aminata Dialo.

Sipas mediave, Dialo i ngriti kurth shoqes së vet me qëllim që t’i zinte vendin në formacionin titullar. Lajmi u bë publik dhe nga faqja e klubit, të cilët dolën me një komunikatë mbi ngjarjen e ndodhur.

“Paris Seint Zhermen konfirmon se Aminata Dialo është në mbikqyrjen e policisë pas sulmit ndaj një prej lojtareve të klubit. PSG është në mënyrë absolute kundër dhunës. Janë marrë masa që të sigurojnë shëndetin dhe jetën e të gjithë ekipeve të femrave.

Pas sulmit që pati nga dy burrat, Hamraui u largua për në shtëpi pikërisht me shoqen e vet Dialo

Kheira Hamraui nuk luajti në ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Real Madrid për arsye personale dhe vendin e saj e zuri pikërisht Dialo. Më vonë u zbulua e vërteta mbi skandalin.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Juventusi identifikon pasardhësin e Ronaldos, në “radarë” bomberi anglez…

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Kombëtarja zbaron në Lituani me objektiv… “hakmarrjen” (VIDEO)

Delo.autor

“AI KA KRIMBA NË FYTYRË, DIKUSH DUHET TA…”/ McGregor sulmon luftëtarin

Delo.autor

Leave a Comment