Futboll Seria A Sport

INTER KËRKON PËRFORCIME NË MBROJTJE/ “Zikaltërit” bllokojnë për merkaton e janarit lojtarin italian…

Afrimi i kësaj vere te Interi, Diego Godin, po has vështirësi në mbrojtjen me tre te zikaltërit dhe nuk po tregon formën e tij më të mirë, njëjtë si afrimi tjetër Valentino Lazaro, i cili është aktivizuar shumë pak nga Konte.

Shpesh herë tekniku italian ka lënë të kuptohet, se zikaltërit kanë nevojë për përmirësime në merkaton e janarit. Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, një repart ku Interi pritet të përforcohet në janar, do të jetë mbrojtja dhe veçanërisht krahu i djathtë i saj.

Thuhet se zikaltërit kanë bllokuar mbrojtësin e Parmës, Mateo Darmian, të cilin me shumë mundësi do ta marrin në merkaton e janarit.matteo-darmian-parma_17xtpfudeg80i14fdf6x9k5816

Për 29-vjeçarin Interi interesohej edhe në merkaton e verës, por asokohe nuk arritën një marrëveshje me Junajtid dhe tani do të provojnë ta marrin atë në merkaton e ardhshme.

Related posts

NGA NDESHJA TEK E ARDHMJA/ Trajneri Pioli: Prej kohësh na ndodhin gjëra të çuditshme

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Manchester City-Brighton. Rezultati 1-0

Delo.autor

FORMULA 1/ Apelimi i Ferrarit hidhet poshtë, fitorja në Kanada i takon Hamilton

Delo.autor

Leave a Comment