Futboll Premier League Sport

TENSIONE BRENDA KLUBIT/ Paratici fillon të bëhet i “bezdisshëm”, lojtarët e Tottenham nuk e duan. Ja shkaku…

Fabio Paratiçi u largua nga skuadra e Juventusit për të marrë të njëjtën detyrë tek skuadra e Totenhemit në Angli.

Këtë verë spërsat ishin një ndër klubet më aktive në merkato duke afruar emra si Romero i Atalantës apo Emerson i Barcelonës. Megjithatë, Paratiçi ka marrë dhe një rol tjetër në skuadër, atë të vëzhguesit kritik në ndeshjet që luan Totenhemi.

Këtë gjë ua lejon protokolli i Covid-19 dhe deri në tetor Paratiçi së bashku me drejtorin e perforamancës së klubit Stiv Hitçen do të jenë të pranishëm në stolin e skuadrës.

Kjo gjë nuk u ka pëlqyer lojtarëve të cilët duhet të përtypin kritikat dhe të bërtiturat e drejtorëve të tyre, madje sipas ‘’Daily Mail’’ burime pranë klubit të Totenhemit janë shprehur se futbollistët nuk mund të flasin as lirshëm kur kanë të pranishëm Paratiçin te koka.

Related posts

SUPERIORJA MË AFËR SE KURRË/ Tifozët surprizojnë Egnatian. Ndalojnë autobusin e skuadrës dhe… (VIDEO)

Delo.autor

LEGJENDA E ITALISË THUMBON TIFOZËT E JUVENTUS/ Marco Tartelli: Tani e kanë kuptuar…

Delo.autor

NJË MUAJ NGA TRAGJEDIA E EMILIANO SALA/ Nantes denoncon Cardiff Cityn në “FIFA”, ja shkaku

Delo.autor

Leave a Comment