Futboll Kategoria Superiore Sport

“TRANSMARKET” PUBLIKON LISTËN/ Kushton 5.3 milionë euro, shikoni kush është ekipi më i shtrenjtë i Superiores

Partizani është ekipi më i shtrenjtë në Superiore, sipas “Transfermarkt”, me të kuqtë që vlerësohen 5.3 milionë euro. Afrimet e Ergys Kaçes dhe Andrija Filipoviç e kanë rritur ndjeshëm vlerën e Partizanit, që kryeson listën. Daja ka në dispozicion një “arsenal armësh” dhe ekipi i tij duhet tashmë edhe të arrijë rezultate, pasi fitorja e parë ende nuk ka ardhur.

Me vetëm 2 pikë nga 9 të mundshme, Partizani nuk ka bërë një start të mirë, por e njëjta gjë ishte edhe sezonin e kaluar, megjithatë deri në fund, Daja dhe të besuarit e tij treguan që dinë të luftojnë për kreun e tabelës. Madje, deri në javën e parafundit, ishin ata që kryesonin kampionatin.

Filipoviç, i cili është edhe lojtari më i shtrenjtë në Superiore, duket si një blerje e goditur për Partizanin. Gjithashtu, edhe Ergys Kaçe është përshtatur te të kuqtë dhe ka marrë menjëherë rolin e titullarit, por edhe të ndërtuesit të çdo aksioni.

Në takimin kundër Vllaznisë, mesfushori 28-vjeçar nuk gaboi asnjë pasim, duke qenë ndër më të mirët në fushën e lojës. Kur Daja të ketë gjithë kontingjentin të gatshëm për t’i nisur sfidat nga minuta e parë, atëherë pritet një Partizan shumë më i fortë sesa kemi parë në tri javët e para. Strategu i të kuqve shpreson t’i ketë gati që kundër Dinamos dhe duket se kështu do të jetë.

Për sa i përket ekipeve me vlerën më të lartë sipas “Transfermarkt”, pas Partizanit, në Kategorinë Superiore vijnë Vllaznia, Kukësi, Dinamo dhe Tirana, ndërkohë që lista mbyllet nga Kastrioti dhe Egnatia.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA FRANCA/ Ja kur do zyrtarizohet Griezmann tek Barcelona

Delo.autor

PANUCCI: Pse ABAZAJ duhet të vijë në Kombëtare? Ja pse thirra UZUNIN dhe…

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Newcastle bën një blerje rekord, ja çfarë ngjashmërie me filmin “Goal” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment