Futboll Sport

NGA NDESHJET, TE GOLAT DHE REKORDI ZHIRU/ Zbuloni kuriozitetet e supersfidës Napoli-Milan

Kjo e sotmja do të jetë përballja numër 150 në Serinë A mes Napolit dhe Milanit: kuqezinjtë kanë fituar vetëm dy nga 16 ndeshjet e fundit (5B, 9H), por të dyja fitoret erdhën në pesë ndeshjet e fundit (3H). Në vijim mund të lexoni disa nga statistikat dhe kuriozitetet më interesante të duelit në “Diego Armando Maradona”.

– Milani i ka fituar të dy ndeshjet e fundit në fushën e Napolit në Serinë A dhe vetëm një herë ka arritur tri fitore radhazi në Serinë A: në periudhën midis 1948 dhe 1951.

– Ka qenë që nga sezoni 1989-’90 që Napoli dhe Milani nuk janë përballur me njëri-tjetrin të paktën katër herë në të njëjtin vit: në atë rast jugorët fitonin ndeshjen e fazës së parë në kampionat, teksa më pas regjistronin një barazim dhe dy humbje në tri të tjerat mes Serisë A dhe Kupës së Italisë.

– Kjo do të jetë vetëm hera e dytë në historinë e Serisë A që Napoli dhe Milani përballen me njëri-tjetrin me një diferencë në favor të ekipit të kaltër me më shumë se 15 pikë në renditje (23 në këtë rast), tjetra daton në 15 Prill 2018, me ekipin e Sarrit që në atë kohë kishte 25 pikë më shumë se kuqezinjtë para ndeshjes (0-0në “San Siro”).

– Napoli është skuadra që ka regjistruar më pak barazime në Serinë A mes të pranishmëve në këtë kampionat: 23 ndeshje (21 fitore, 2 humbje); vetëm Bohum (një) ka grumbulluar më pak barazime se Napoli (dy) në pesë turnetë kryesore europiane në këtë sezon.

– Duke marrë parasysh 9 ndeshjet e fundit të kampionatit, vetëm Leçe (6) ka grumbulluar më shumë humbje se Milani (5) në Serinë Adhe vetëm Kremoneze (17) ka pësuar më shumë gola se “djalli” (16) në kampionat.

– Ajo e së dielës do të jetë edhe duel mes skuadrës që ka shënuar më shumë gola me kokë në pesë kampionatet madhore në sezonin 2022-’23 (Napoli, 15, duke përfshirë një në ndeshjen e parë kundër Milanit me firmë të Simeones) dhe skuadrës që pëson mës humë gola me kokë në Serinë A (Milani, 10). Në pesë kampionatet më të mirë vetëm Onzher (12), Frankfurt, Bërnmëth dhe Sauthempton (11 secila) kanë bërë më keq se “djalli”.

– Kuqezinjtë janë viktima e preferuar të Piotr Zielinskit në Serinë A: 4 gola, duke përfshirë atë të parë në Serinë A (25 gusht 2018, Napoli-Milan 3-2) .Në turneun aktual, polaku po vihet re më së shumti për asiste (7) sesa për gola (3) dhe po ndjek rekordin e tij për pasimet fituese në një sezon të Serisë A (10 gjatë 2020-’21).

– Olivie Zhiru ka shënuar në dy ndeshjet e tij të fundit në Serinë A kundër Napolit dhe mund të bëhet lojtari i parë i Milanit që shënon në tri ndeshje radhazi kundër napolitanëve në Serinë A, që kur fitorja vlen tri pikë (që nga viti 1994-’95).

Related posts

NJË KAMPION I MADH ME KOSTO ZERO/ Milan hidhet në sulm, synon të “rrëmbejë” spanjollin…

Delo.autor

E BUJSHME/ Lojtarët dhe tifozët që Ronaldo i ka bërë të qajnë (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON TË ARDHMEN/ Dani Alves nis negociatat me kuqezinjtë, por duhet një sakrificë për të realizuar ëndrrën

Delo.autor

Leave a Comment