Futboll Sport

“ZBËRTHEN” BROJËN/ Trajneri i Sauthempton: Tani e kuptova pse klubi insistonte për të, nuk them se është përtac por…

Ralf Hasenhutel ka filluar të ndjejë trysninë e tifozëve për aktivizimin më shumë minuta të Armando Brojës. Ndaj trajneri i Sauthempton tashmë e ka bërë të zakonshme të flasë vazhdimisht për talentin shqiptar i cili pavarësisht minutave të pakët që ka patur në dispozicion, i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij.

Në një intervistë të dhënë për mediat britanike, Hasenhutl ka shpjeguar se pse minutazhi i Brojës deri tani ka qenë i kufizuar dhe ka pranuar se tani njeh më mirë lojtarin, i cili po jep përgjigjet e duhura sa herë hyn në fushë.

“Ai ishte me ritme të avashta në fillim, por në tre javët e fundit është mbresëlënëse se sa shpejt mëson dhe se sa shpejt dëshiron që të bëjë gjërat më mirë. Të shtunën e kuptova se pse ne firmosëm me të dhe pse skautët dëshironin që të firmosnin dhe kjo është diçka e mirë. Në dy javët e para, unë po shihja se çfarë mund të më jepte dhe tani e shoh, të jem i sinqertë.

broja

Kam pasur disa biseda shumë serioze me të që t’i tregoj se çfarë dëshiroj të shoh dhe ai ka qenë pak i ngadaltë, mendoj se duhet ta shtysh pak, por tani po lëviz në drejtimin që dua të shoh dhe qartësisht po tregon cilësitë që ka. Kjo është diçka shumë pozitive për mua”, tha Hasenhutl për “Daily Echo”.

broja2

Gazeta e pyeti se çfarë nënkuptonte me “i ngadaltë”, dhe trajneri shpjegoi se cili ishte problemi i Brojës në fillimin e tij te Sauthempton.

“Mënyra se si ne luajmë futboll është pak më ndryshe nga ajo që ka luajtur deri tani, pak më energjike. Ishte në fillim, ishte pak… nuk dua të them përtac, por nuk tregonte cilësitë që ka. Kur vjen në një klub të ri, duhet të tregosh që lojtarët të respektojnë dhe tregosh cilësitë që ke. Ai e bëri këtë në dy ndeshjet duke u futur në fushë ndaj Njukasëllit dhe të shtunën gjithashtu. Për mua kjo është një shenjë e mirë, mendoj se kjo është ajo që deshëm të shihnim prej tij dhe ai e tregoi”, u shpreh trajneri i klubit të Premier Ligës.

Related posts

“Stamford Bridge na bllokon pamjen”, Abramovich paguan një dëmshpërblim multimilioner

Q.Autor

Manchester United përfshin Anthony Martial për të kompletuar transferimin e Sanchez

Q.Autor

Begeja: Stop paragjykimeve, fituam në fushë

Sadik.Autor

Leave a Comment