Futboll Sport

ZBULON DEDIKIM SPECIAL NGA FRIKA E GRUAS/ Mesfushori Coulibaly: Nuk do të më godasë më me shuplaka

Mesfushori i Salernitanës, Mamadou Coulibaly, gjeti rrugën e rrjetës në barazimin 2-2 që arriti në shtëpi ndaj Veronës, duke i siguruar pikën e parë pas 5 javësh kampionat skuadrës së tij.

Ky ishte goli i dytë për këtë sezon, në Serinë A, për futbollistin e Salernitanës, teksa gjatë një prononcimi ka zbuluar edhe dedikimin special për vajzën që pritet të vijë në jetë së shpejti. Kulibali, në ndeshjen e javës së pestë festoi duke vënë topin nën fanellën e tij dhe, më pas, duke bërë gjestin e djepit.

Futbollisti 22-vjeçar kishte harruar ta bënte këtë dedikim, kur realizoi golin në javën e parë të kampionatit, teksa u rrëmbye nga emocionuet. Mesfushori duket se nuk ia kishte hedhur lehtë.

Në një prononcim të dhënë për mediat italiane, Kulibali zbuloi: “Dedikimi është i veçantë sepse do të lindë vajza ime e parë. Unë gjithashtu doja t’i kushtoja edhe golin e parë që shënova në Bolonja, por ishte shumë gjë e bukur dhe emocionuese, ishte goli i parë në Serie A dhe harrova”.

Më pas vjen edhe sqarimi: “Këtë herë u kujtova menjëherë, kështu që kur të kthehem në shtëpi nuk do më godasë gruaja më me shuplaka”, pranoi Mamadu Kulibali.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Juventus tentoi t’i merrte Atletico-s goditjen e janarit, por Lyon nuk…

Delo.autor

U HODH NGA KATI I GJASHTË PAK KOHË MË PARË/ Aldo Teqja surprizon lojtarët e Partizanit në stërvitje

Delo.autor

Ish-lojtari i Milanit godet kundërshtarin, arbitri i nxjerr kartonin e kuq

Isa.Autor

Leave a Comment