Futboll Seria A Sport

STATISTIKA TË FRIKSHME/ 3.6 gola për ndeshje, vetëm Bayern më mirë se Interi në Europë

Golat e shënuar nga zikaltrit në pesë javët e para të kampionatit janë 18 duke i bërë jo vetëm më agresivët në Serinë A, por edhe në Europë. Interi nuk po njeh rivalë në shifra, me një mesatare prej 3.6 golash për ndeshje

Askush në Itali si ai, kurse në pesë kampionatet kryesore europiane, vetëm Bajerni i Mynihut ka një ritëm më të lartë. Bavarezët kanë shënuar 20 gola në 4 sfidat e luajtura në Bundesligë, duke e çuar mesataren në 5 gola për ndeshje, më produktivët në Europë.

Konkurrenca me gjermanët në këtë drejtim vendos përballë edhe Edin Xhekon me Robert Levandovskin, me polakun që kryeson me 7 gola ndaj 4 të tillëve të boshnjakut dhe është vënë përsëri në ndjekje të “Këpucës së Artë”. Ndërkohë, Xheko po përpiqet të provojë që mosha e tij është thjesht një numër dhe mund të bëjë akoma diferencën.

Related posts

Monchi vlerëson sezonin e Romës dhe zbulon merkaton e verës

Sadik.Autor

SHQIPËRIA DYFISHON SHIFRAT/ Seferi gjen golin e qetësisë, Çekia në shok

F.autor

Nuk duheshin “mbretërit”/ Mjaftonte një “Djall i Vogël” për Revolucionin Francez

Isa.Autor

Leave a Comment