Futboll Seria A Sport

ZBULON PRAPASKENAT/ Mbrojtësi Hysaj i del në mbrojtje Sarrit dhe tregon një anekdotë mbi Ciro Immobile

Elseid Hysaj foli ne konference per shtyp ku u pyet mbi shume tema dhe sidomos ne lidhje me trajnerin…

Ju jeni futbollisti më i përdorur nga Sarri në karrierën e tij: si ndiheni ju dhe trajneri i ndryshuar në krahasim me fillimin?
“Ne jemi pak më të pjekur nga shumë këndvështrime. Ne të dy shkuam për të pasur përvojat tona jashtë. Unë e shoh trajnerin të emocionuar dhe madje edhe më të motivuar. Shoh që atij i pëlqen të punojë me Lazion.”

Në verë ju zgjodhët Lazion pavarësisht propozimeve të shumta: ishte prezenca e Sarrit?
“Sigurisht që ishte një arsye më shumë, por unë tashmë kisha idenë për të ardhur te Lazio, një ekip shumë i fortë.”

Kush ju bëri përshtypje si një shok i ri?
“Lazio ka shumë lojtarë të fortë. Ciro Immobile është një nga më të fuqishmit, kur je kundër tij kjo të mërzit, tani them se jam me fat… Luis Alberto dhe Milinkovic janë gjithashtu”.

Sa kohë duhet për t’u bërë një ekip i Sarrit?
“Për disa lojtarë që ishin këtu, pas viteve te 3-5-2, nuk është e lehtë të ndryshosh formë. Do të jetë një gjë e shpejtë: me trajnerin në fushë dhe stërvitjen që po bëjmë në një kohë të shkurtër do të të kthehemi në formë dhe të fortë, duhet të jemi të bindur dhe të mendojmë se jemi Lazio.

Duhet të besojmë në veten tonë. Ku mund të përmirësohemi? Ka shumë aspekte, por me disponueshmërinë që shoh kam besim. Herët a vonë do të argëtohemi “.

Te dielen është derbi, po flisni tashmë për të?
“Jo, askush nuk flet për të. Së pari është Torino dhe ne kemi parë që nuk duhet t’i nënvlerësojmë kundërshtarët tanë”

Ju i njihni mirë dy portierët e Lazios: keni luajtur me Reina në Napoli, me Strakosha në ekipin kombëtar …
“Ka një konkurrencë te madhe ne porte. Ata janë dy kampionë që po luajnë për vendin. Më erdhi keq kundër Galatasaray për gabimin e Strakoshës, por ai është një profesionist. Jam i lumtur që tifozët të dielën e duartrokitën, ai është ishte një gjest i rëndësishëm për të gjithë ne, ne e dimë që tifozët na mbështesin gjithmonë ”.

Related posts

“SI AI, ASKUSH TJETËR MË PARË”/ Mourinho “bekon” Zidane

Delo.autor

Iker Casillas: Do të luajë edhe për një sezon…

Sadik.Autor

DUELI I TROFEVE NË FINALEN CHAMPIONS/ Tottenham 15 më shumë se “Të Kuqtë”, Shaqiri mban rekord për…

Delo.autor

Leave a Comment