Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja, Partizani transferon mbrojtësin e Kombëtares Shpresa…

Partizani nuk ndalet në merkato, të kuqtë kanë zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit të Kombëtares Shpresa, Albion Marku. Ashtu siç e kishte paralajmëruar dhe “Panorama Sport” ditën e sotme, 20-vjeçari vjen nga skuadra e Lokomotivës së Zagrebit në formulën e huazimit tek skuadra e Partizanit.

Gjithashtu Marku rikthehet në Kategorinë Superiore pas aventurës që ka pasur më parë me fanellën e Laçit. Mbrojtësi i djathtë është aktivizuar në 6 ndeshje me Kombëtaren U-21 nga ku debutimin e ka kryer në shtatorin e kaluar.

Lajmin e transferimit të Albion Markut tek Partizani e ka bërë vetë publike klubi i kuq me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” duke i uruar mirëseardhjen 20-vjeçarit.

NJOFTIMI I KLUBIT TË PARTIZANIT –

“ZYRTARE 🤝

ALBION MARKU FIRMOS ME PARTIZANIN

✍️FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me Albion Markun. Mbrojtësi 20 vjeçar anëtar i ekipit përfaqësues U-21, mbërrin te 16-të herë kampionët e Shqipërisë me formulën e huazimit nga kroatët e NK Lokomotiva Zagreb. Marku rikthehet në kategorinë superiore pas eksperiencës pozitive me Laçin dhe do ti bashkohet skuadrës pas impenjimit me përfaqësuesen tonë U-21.

#MirësevjennëfamiljenekuqeAlbionMarku💪

#PërjetMeTyPartizan🔴”

Related posts

Liverpooli mposhtet nga WBA, eliminohet nga FA Cup

Q.Autor

KRIZA E MOURINHOS/ Ja gjashtë PROBLEMET duke filluar nga BLERJET, MBROJTJA dhe…

Isa.Autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Manchester City ofron miliona paund për fëmijët e abuzuar të akademisë

Delo.autor

Leave a Comment