Futboll Premier League Sport

PREMIER/ Liverpool mposht Palace dhe merr kreun, Southampton i Brojës ndal City-n. Fiton Arsenal

Liverpool ka mundur 3-0 Crystal Palace në shtëpi dhe ka marrë kreun e Premier League në javën e pestë të kampionatit anglez.

Mane ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 43-të, Salah ka dyfishuar në të 78-ën dhe Keita ka mbyllur sfidën me një gol të jashtëzakonshëm në të 90-ën.

Ngec Manchester City, që nuk ka shkuar më larg se një barazim pa gola në shtëpi kundër Southmapton-it të Armando Brojas, i cili është aktivizuar nga stoli në minutën e 68-të.

VAR ka qenë protagonist në sfidën e luajtur në Etihad.

Arbitri Madley ka dhënë një penallti për miqtë dhe ka ndëshkuar me karton të kuq Walker në minutën e 63-të, për ta ndryshuar më pas vendimin me ndihmën e teknologjisë.

Qytetarët kanë gjetur golin në minutën e  93-të, por festa është prishur një minutë më mbrapa pasi goli është anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje.

Teknologjia ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe në Burnley-Arsenal.

Topçinjtë kanë fituar me rezezultatin e ngushtë 1-0 falë një goditje dënimi perfekte të Odegaard.

Në minutën e 70-të, arbitri Taylor ka dhënë një penallti për vendasit, por e ka kthyer vendimin pas ka rishikuar imazhet në VAR.

Fitore e rëndësishme në transfertë edhe për Watford, që ka mundur 3-1 Norwich. Protagonisti i ndeshjes ka qenë Sarr auto i dy golave.

Related posts

Manchester City dhe Bayern Munchen përgatiten për festën e titullit kampion në kampionatet e tyre respektive

Sadik.Autor

RRËFEN PËR MEDIAT GJERMANE SI “TRAJNERI I VITIT”/ Brdariç: Ëndërroj Bundesligën, të huajt mbyllin sytë kur shikojnë…

Delo.autor

“PO SARRIN DO TA SHKARKOJNË?!” Conte padit gazetën pas lajmit të bujshëm dhe premton

Delo.autor

Leave a Comment